Kancelarja Merkel viziton sot Greqinë, blindohet Athina

Mbërrin sot në Greqi kancelarja gjermane Angela Merkel ndërsa kryeqyteti grek, Athina është blinduar në pritje të saj.Merkel do të jetë në shtetin helen për një vizitë 6-orëshe, gjatë së cilës do të takojë presidentin Papulias dhe kryeministrin Samaras.Kancelarja Merkel mbërrin në kryeqytetin grek pesë vjet pas vizitës së saj të fundit, nën masat më të rrepta të marra ndonjëherë, me të paktën 7000 policë në gjendje gadishmërie.Qendra e Athinës, ku gjatë ditës së sotme janë ndaluar me ligj për 13 orë të gjitha protestat, do të kthehet në një kështjellë ku nuk do të lejohet hyrja e demonstruesve, po ashtu edhe Parlamenti, ndërtesat qeveritare dhe ambasada gjermane.Sipas mediave vendase, kancelarja gjermane kërkon të mbështesë përpjekjet e qeverisë Samaras për zbatimin e reformave dhe mbylljen e paketes së masave shtrënguese me vlerë 12 miliardë euro që përmban shkurtime rrogash dhe pensionesh.Athina zyrtare pret mbështetjen e Berlinit për të dhënë mesazhin se Greqia do të qëndrojë në eurozonë, por edhe për të marrë premtimin e lëvrimit të këstit të ndihmës prej 31.5 miliardë euro prej kreditorëve.