Përgenjështrojnë serbët e veriut: S`jemi takuar me Jahjagën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2012, 14:46
Përfaqësues të serbëve të veriut kanë mohuar se Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është takuar me ta.Ditë më parë këshilltari politik i Presidentes Jahjaga Ramush Tahiri, ka deklaruar se Presidentja është takuar me serbë të veriut por ai nuk e ka saktësuar se me kë.Dragisha Vasiç, kryetar paralel i Leposaviçit u ka thënë medieve serbe se ai dhe kolegët e tij nga tri komunat e veriut nuk janë takuar asnjëherë me zyrtarë institucional kosovarë."Është absolutisht e pavërtetë që ne jemi takuar me Atifete Jahjagën” u ka thënë Vasiq medieve në Beograd.