Takimi me Mustafën, Daci: Nuk kërkova asgjë për vete, apo LDD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2012, 14:49
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Nexhat Daci ka deklaruar se në takimin e sotëm me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ai nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për LDD- në apo për veten por për Kosovën.Daci ka lavdëruar liderin e LDK- së Isa Mustafa, i cili sipas Dacit është prej të paktëve njerëz në LDK që nuk ka motive personale apo edhe shkatërruese ndaj dikujt tjetër.Daci ka lavdëruar punën e ish Kryeministrit dhe liderit të AAK- së Ramush Haradinjat.Sipas Dacit Haradinaj është politikani që i duhet Kosovës dhe se ai është mahnitur nga puna e tij si kryeministër. Atij i vjen keq që ka përfunduar shpejt koha kur Ramushi ishte Kryeministër.Lideri i LDD-së Daci e ka vlerësuar nismën për këtë bashkim.