Svoboda: Serbia herët a vonë do të njohë Kosovën
Shefi i socialdemokratëve në Parlamentin Evropian Hans Svoboda ka deklaruar se herët a vonë do të vijë koha kur do të jetë e domosdoshme që Serbia të njohë faktin se Kosova është shtet i pavarur.“Mendoj se para pranimit të Serbisë në BE, kjo do të duhej të bëhej dhe unë nuk shoh mënyrë tjetër por që Serbia të njohë Kosovën dhe gjithsesi duhet të vendosen lidhje speciale ndërmjet tyre. Por ajo që tani duhet bërë është që të vazhdojnë bisedimet, që të zgjidhen çështjet konkrete, që të tentohet të vendoset bashkëpunimi më i afërt kurse për vetë Serbinë do të ishte më së miri që njohë faktet dhe ta bëjë këtë sa më parë që është e mundur”, ka thënë Svoboda.Svoboda mendon se negociatat me Serbinë duhet të fillojnë në pranverën e ardhshme nëse do të ketë normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, nëse vazhdon dialogu , të qetësohen radikalët në veri të Mitrovicës, sepse ai mendon se “çfarëdo vazhdimi i trazirave do të ishte pengesë e madhe e fillimit të negociatave”.