Nikoliç:Europa s`do na kërkojë të heqim dorë nga Kosova

Europa mund të na kërkojë gjithçka, por jo të heqim dorë nga Kosova. Europa nuk mund të na vendosë në kësaj zgjidhjeje: të jemi anëtar i BE-së apo të njohim pavarësinë e Kosovës. Kështu ka deklaruar Timosllav Nikoliç, presidenti serb nga zyra e tij në Beograd, gjatë një interviste për “Corriere dela sera”.“Nuk kam ndryshuar ide, nëse do të heqim dorë nga Kosova, më mirë ta harrojmë Europën, dhe për mua kjo vlen ende- saktëson Nikoliç. Kreu i shtetit serb thotë se Europa është objektivi i Serbisë që nga viti 2000. “Kemi reformuar ekonominë, drejtësinë, shërbimet sekrete, administratën, por edhe pse kemi shënuar progrese në këto drejtime, tashmë kusht është Kosova. Nuk është e drejtë. Mos më pyesni nëse unë e dua europën, pyetja eshtë nëse Europa na do ne apo jo” komenton Nikoliç për gazetën italiane.Përsa i përket negociatave ndërmjet liderëve politikë, Nikoliç thotë se ato nuk mund të zhvillohen si në të kaluarën, ndërmjet funksionarëve anonimë të shtetit, por ndërmjet qeverive. “Por nëse ndërmjetës do të jetë kryeministri kosovar Thaçi, kujtoj se ai është ende i përfshirë në një hetim për trafik organesh njerëzore gjatë luftës, dhe fillmisht duhet mbyllur ky hetim- vijon Nikoliç. Ai kujton se më të është takuar në Neë York në një takim të BE-së, ku i dhashë dorën për të mos krijuar ndonjë skandal.Në prag të nisjes për në Itali, vendin e parë të BE-së që do kryejë vizitë, qarkullonin zëra se ai do ti dhurojë presidentit Napolitano rakinë, pije të cilën e prodhon personalisht në shtëpi ndërsa ai takohet me kryeministrin Mario Monti gjatë ditës. Ndërsa përsa i përket masakrës së Srebrenicës, ai tha se nuk ka qenë genocid.