Sequi:Jeni aq larg BE, sa jeni larg sundimit të ligjit

"Jeni aq larg BE, sa jeni larg sundimit të ligjit".  Me ketë deklaratë të drejtëpërdrejtë, kryediplomati i unionit europian në Tiranë i ka kujtuar edhe një herë klasës politike shqiptare, se një përgjigje positive për statusin në qershor varet nga përmbushja e reformave."Është vendosshmëria juaj për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, për të respektuar të drejtat e njeriut dhe zbatimin e ligjit, janë këto reforma që përcaktojnë sa larg BE jeni", tha Sekui.Por integrimit kërron bashkëpunim. "Asnjë palë, qeveri apo opozitë, nuk është e mjaftueshme e vetme për integrimin. Të gjitha energjitë e shoqërisë janë të nevojshme", shtoi ai.Ambasasori Sekui vlerësoi nivelin e dialogut të lartë për integrimin si një nga progreset positive të klasës politike shqiptare, në pritje të statusit.Optimizmin për progresin e Shqipërisë drejt BE-së e shprehu edhe ambasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Europian.“Puna më e madhe varet nga ju. Jeni ju që e drejtoni biçikletën, vendimi i dhjetorit ishte vetëm një pengesë.  BE i ka dyert e hapura, juve ju duhet të plotësoni kriteret. Nga viti 90 deri tani keni arritur shumë. Mos u krahasoni me të tjerët. Mund t`ja arrini, dhe shpejt", tha Rokanas.Mbështetja e Shqipërisë në rrugën drejt BE nga Greqia pritet të rikonfirmohet edhe nga  Zv. kryeministri dhe ministri i jashtëm grek Evangelos Venizelos i cili pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë më 20 shkurt.