Te premten Tirana mbetet në këmbë, greva 24 orëshe, urbanët "fikin" motorrët

E premtja e kësaj jave do të jetë e zezë për të gjithë ata qytetarë që frekuentojnë transportin urban.Për 24 orë me radhë asnjë gomë autobuzi urban nuk do të lëviz rrugëve të Tiranës.Kryetari i Federatës së Sindikatave të pavarura të punonjësve të transportit, Zija Hasanaj, deklaron se shkak për grevën është bërë pamundësia për të paguar rrogat.Sindikata e transporteve mbështet ndër të tjera vendimin për ndalimin e qarkullimit të furgonave.Të gjithë ata qytetarë, të cilët përdorin urbanët për punët e përditshme duhet që të mendojnë një alternativë të dytë për të lëvizur ditën e premte.Kjo është ndërprerja e tretë e shërbimit të përditshëm urban. Para disa javësh, shoqëritë e transportit qytetas nuk ofruan shërbim për qytetarët për 4 orë, duke krijuar kaos në rrugët e Tiranës.