Tiranë, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Shpëtim Gjikës

Dyshimet për abuzimet me lejet e ndërtimit në Vlorë të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, janë tranferuar në Tiranë. Është zhvilluar seanca e parë në ngarkim të Gjikës dhe 7 personave të tjerë që sipas Prokurorisë kanë falsifikuar dokumentet e KKRRT-së së bashkisë Vlorë, të paktën në dy raste.Përveç seancës gjyqësore, numri një i Bashkisë së qytetit bregdetar, ka sqaruar edhe njëherë se nuk ka lidhje më Marjon Mitron, person i cili ka porositur bombën për prefektin e Vlorës Besnik Dervishi."Për këtë kam dhe një deklarat për shtyp, besoj e keni dëgjuar. Vetëm kaq asnjë koment tjetër. Unë i qëndroj deklaratës sime dhe asnjë koment tjetër"tha ai.Seanca e parë në ngarkim të Gjikës në gjykatën e Tiranës u shty për shkak se mungonin 4 të pandehur. Qytetari i parë i Vlorës sqaroi se do të jetë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore, pavarësisht angazhimeve të tij."Keto janë vendime të gjykatës, unë do të mundohem t'i respektoj dhe duke qënë se jam mësuar për të bëre shumë punë njerësh, besoj do t'ia dal dhe këtë herë" u shpreh Gjika.Dosja Gjika u tranferua nga Vlora në Tiranë, pasi sipas prokurorisë në qytetin bregdetar nuk ishin kushtet për të zhvilluar një gjyq të rregullt. Mbledhjet e simpatizanteve të Gjikës përpara gjykatës, për akuzën cënonin neutralitetin në gjykim dhe për më tepër nuk kishte siguri.