Dita kombëtare e Iranit, ambasadori Mozafari pritje në Tiranë

Ambasada iraniane  në Tiranë ka organizuar një pritje me rastën e ditës kombëtare të Iranit, që shënon 35-vjetorin e fitores së revoluzionit  islamik që e kthehu vendin nga monarkia në republikë.Për të shënuar këtë ditë të veçantë, ambasadori Abdolmaxhid Mozafari priti në një ceremoni të veçantë personalitete të larta, ministra, deputetë, ambasadorë të akredituar në Tiranë, Konsullin e Nderit të Meksikës Ylli Ndroqin, përfaqësues të medias dhe figura të tjera të njohura.Në mikrofonin e “Ora News”, ambasadori Mozafari ka sjellë simbolikën që ka për iranianët dita kombëtare.“Festa Kombëtare e Iranit është një ditë shumë e rëndësishme për ne sepse është rezultati i përpjekjeve një shekullore të Iranit për të realizuar arritet që ka sot. Kjo është dita kur është zhvilluar revolucioni islamik e Iranit dhe populli arriti lirinë dhe pavarësinë e tij” tha ambasadori.Ambasadori Mozafari vlerëson se raportet Shëipëri-Iran mund të ngrihen në një tjetër nivel bashkëpunimi, dhe këmbëngul se drejt kësaj rruge duhet të përpiqen fort të dyja palët.Në vitin 1979 në Iran ndodhi revolucioni më i pabesueshëm i historisë së Lindjes së Mesme, po ashtu edhe më i rëndësishmi dhe domethënës nga këndvështrimi politik ndërkombëtar.Që prej këtij viti, Irani është një Republikë Islamike dhe në botë ka vetëm katër të tilla. Ajo iraniane është e vetmja e qeverisur nga shiitët. Para kësaj date Irani ishte një monarki me në krye Shahun, aleati më i madh i SHBA-së në Lindjen e Mesme.