Ministrja Kodheli vizitë 2-ditore në Turqi

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Turqi, me ftesë të homologut të saj, ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Ismet Yilmaz.Në takimin që ministrja Kodheli zhvilloi me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Ismet Yilmaz u nënvizua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve mes dy vendeve tona, si dhe u diskutua për gjetjen e potencialeve për t'i çuar ato më tej.Ministri turk i Mbrojtjes tha se, Turqia e shikon Shqipërinë si një partnere të rëndësishme dhe aleat të madh të saj. Në këtë kontekst, në emër të qeverisë turke, Yilmaz siguroi minstren Kodheli për mbështetjen e padiskutueshme të Turqisë për Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kanditatë për BE.Më tej, dy zyrtarët e lartë, duke u ndalur tek marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes, vlerësuan bashkëpunimin shumë të mirë mes dy vendeve tona. Në këtë kuadër, në Turqi janë arsimuar dhe kualifikuar 2500 studentë ushtarakë shqiptarë që nga viti 1992 e në vazhdim, ndërsa aktualisht në këtë vend studjojnë 86 të tillë.Gjithashtu, gjatë këtij takimi dy homologët diskutuan edhe për projekte konkrete bashkëpunimi, duke parë mundësinë e investimeve turke në Aeroportin e Kuçovës apo në Bazën e Pashalimanit.Ministrja Kodheli e njohu homologun e saj edhe me rolin e Shqipërisë në çështjet rajonale. Ajo është ndalur edhe tek mbledhje e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe shprehu bindjen se një mbledhje e tillë edhe me qeverinë turke do t'i shërbente jo vetëm dy vendeve tona, por mbarë rajonit.Në vijim të kësaj vizite, Kodheli u prit në një takim tejet të ngrohtë edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral armate Necdet Ozel. Gjenerali Ozel ka nënvizuar fort vullnetin e FA të Turqisë për ta mbështetur FA të Shqipërisë në të gjitha nevojat e tyere.Në këto takime, Kodheli kërkoi të gjenden mundësi bashkëpunimi, sidomos në fushën e industrisë ushtarake, duke theksuar se Shqipëria duhet të mbajë patjetër në funksion Uzinën e Poliçanit, Mjekësit apo të Gramshit, si të vetmen mundësi ekonomike për banorët e këtyre zonave.Më herët, ministrja e Mbrojtjes Kodheli vendosi një kurorë në Mauzoleumin e Mustafa Qemal Ataturkut.