Lëvizjet në polici, PD dorëzon listën e anëtarëve të komisionit, hetimi kryesohet nga Ristani
Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend listën me emrat e saj për anëtarë të komisionit hetimor për emërimet dhe shkarkimet në policinë e shtetit.Komisioni hetimor do të drejtohet nga anëtari i komisionit të ligjeve Arben Ristani, ndërsa pjesë e komisionit do jenë edhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, ish-ministri iDrejtësisë Eduard Halimi, Ord Bylykbashi dhe Gent Strazimiri.Dy deputetë të tjerë të opozitës do jenë nga PR dhe PDIU. Gjatë dy ditëve të ardshme pritet që PS dhe LSI të depozitojnë emrat e tyre në Kuvend, për tu votuar në seancën e së enjtes.Komisioni hetimor për emërimet dhe shkarkimet në policinë e shtetit do të hetojë lëvizjet në polici nga data 15 shtator deri në 31 janar.Komisioni do të ketë 2 muaj kohë për hetim. Ai do të përbëhet nga 15 anëtarë, 8 nga radhët e mazhorancës dhe 7 nga opozita, e cila do të ketë edhe kryetarin e komisionit hetimor.