Balla takim me Pittellën: Do përmbushim reformat për statusin

Bashkëkryetari socialist i delegacionit të Kuvendit në PE,Taulant Balla, priti sot në një takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Gianni Pittella. Në takimin e ngohtë e miqësor i cili u zhvillua në ambjentet e Kuvendit Pittella shoqërohej nga Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tirane, Ettore Sequi.Pittella dhe Balla biseduan për situatën politike në Shqiperi, reformat e domosdoshme për përmbushjen e rekomandimeve të KE-së si edhe për parlamentarizmin në vendin tonë. Balla e falenderoi z.Pittella për mbështetjen e pakursyer që ai personalisht por edhe Parlamenti Evropian i ka dhënë Shqipërisë në proceset integruese në Bashkimin Evropian.Ai e njohu Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian me reformat e nisura nga qeveria në luften kundër korrupsionit, krimit të organizuar si dhe reformimin e administratës publike, çështje këto jo vetëm në interesin e brendshëm të Shqipërisë por edhe si kushte për marrjen e statusit të vendit kandidat.Gjithashtu Balla e garantoi Zëvendës Presidentin e PE-së se Institucionet përgjegjëse në vendin tonë, Qeveria, Parlamenti janë të angazhuara për përfundimin e reformave të nisura dhe për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian brenda këtij viti.Zëvendës Presidenti i Parlamentit Evropian theksoi mbështetjen e plotë të tij dhe të Parlamentit Evropian ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.Pittella vlerësoi ecurinë e deritanishme të Qeverise ndërsa tha se reformat duhet të vazhdojnë me të njëjtin intensistet në të mirë të Shqipërisë, shqiptarëve dhe çështjes së tyre të madhe, integrimin në Bashkimin Evropian.Ndërkaq Pittella nënvizoi punën e mire për modernizimin e administratës publike, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.