Tirana 400 vjet qytet, Bashkia koncert festiv
Në 94 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet dhe në 400 vjetorin e themelimit të saj, Bashkia e Tiranës organizoi një koncert festiv bazuar në traditën e këtij qyteti. Kryebashkiaku Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kanë ndjekur nga afër këtë koncert që shënon dhe hapjen e festimeve për 400 vjetorin e themelimit të qytetit të Tiranës.Ansambli Tirana dhe këngëtarët e njohur Nurie Myftari, Bashkim Sinani, Iris Bega, Bujar Çiçi, Pajtim Struga, Valbona Halili dhe Artan Kola sollën muzikën dhe vallen e bukur të Tiranës.Nderimi dhe mirënjohja u shkon sot familjeve të shquara dhe patriote të Tiranës, Toptanëve, Gjinalëve, Kalliu, Beshiri, Petrela, Bakiu, Turdiu, Jarani, Preza, Llagami, Fortuzi, Dalliu, Myderizi, Mara, Ndroqi, Hallulli, Këlliçi, Karapici, Stërmasi, Begeja e shumë të tjerë, që bënë të mundur që Tirana të bëhet qyteti i shpresës për çdo shqiptarë.Gazment Bakiu, djali i Ali Bakiut, kryetar i Bashkisë së kryeqytetit në 1945-'46 ka sjellë në vëmendje vepra dhe momente të rëndësishme historike për Tiranën në këtë 400 vjetor.“Nuk ka si të ketë ndonjë trevë tjetër në Shqipëri që të ketë 10 kala mijëra vjeçare. Një bazilikë që në shekullin e V pas krishtit dhe gjetje të panumërta arkeologjike ashtu si treva jonë. Si rrallë qytet, Tirana e sotme ka të përcaktuar një vit themelimi, një themelues, një shqipëtar, Sulejman Pashë Bargjini-Mulleti. Një personazh sa mitik po aq historik, i cili në atë natën e errët të sundimit osman i dha jetë një qyteti që sot është kryeqendra e shqipëtarëve. Përcaktimi i saktë i vitit 1614 si viti i themelimit u bë për herë të parë nga Sami Frashëri . Në shekujt që pasuan, Tirana u rrit, u zmadhua, u begatua me punën e ndershme të qytetarëve të saj.Në këtë vit të katërqind vjetorit është koha të ruajmë e të rivitalizojmë monumentet dhe ndërtimet me vlerë që kemi. Është koha të promovojmë qytetarinë dhe ti japim dimensionin e munguar historisë së kryeqytetit. Duke mësuar nga e djeshmja është koha të shohim përpara drejt një zhvillimi të ri dhe një vizioni të ri se kryeqyteti meriton dhe pret më shumë nga ne. Ju uroj gëzuar 94 vjetorin e kryeqytetit dhe 400 vjetorin e themelimit të tij. Tirana është dhe mbetet jo vetëm kryeqyteti i njerëzve fisnikë, bujarë por edhe kryeqytet i elitës së mendjes dhe shpirtit të shqiptarëve tha Evelina Kërçiku e cila sot ka dhe një porosi: Duajeni Tiranën ashtu siç e duam ne autoktonët. Vlerësojeni elitën e re sepse është e edukuar të dojë punën dhe përparimin. Së fundi, një falenderim të veçantë për z. Lulzim Basha që edhe në moshë relativisht të re, në çdo eveniment të Shoqatës Tirana, përshëndet në mënyrë të veçantë familjet autoktone të vjetra të Tiranës”.Bashkia e Tiranës ka vendosur që në 400 vjetor, të kujtojë dhe nderojë familjet e mëdha dhe te vjetra të këtij qyteti, momente e vende historike. Duke nisur nga sot e deri në fund të vitit, Bashkia ka planifikuar një sërë aktivitetesh mes të cilave dhe një konferencë shkencore për të evokuar historinë e qytetit të Tiranës.