Incidenti në zgjedhjet e 23 qershorit, arrestimi pas 8 muajsh, avokatët: Politik
Incidenti zgjedhor i ndodhur një ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit në Laprakë, ku mbeti i plagosur lehtë vëllai i deputetit të PS, Rakip Suli dhe u rrezikua jeta e këtij të fundit, duket se po kthehet në një luftë te re politike.8 muaj pas zgjedhjeve për këtë ngjarje, tre persona janë arrestuar disa ditë më parë, ndër ta edhe një efektiv policie, i cili ka qenë me shërbim atë natë. Mbi shtetasit Petrit Haka, Flamur Isufaj dhe Edvan Jaupaj rëndon akuza e “vrasjes me dashje e mbetur në tetantive”.Prokuroria në pretendimet e saj sqaron se është bërë i mundur identifikimi i personave dhe është vertetuar se personat e sipër cituar kanë qëlluar edhe me armë në drejtim të deputetit të PS, Rakip Suli. Avokatët mbrojtës, pas seancës ku u vendos masa e sigurisë “arrest me burg” për tre të akuzuarit, janë shprehur se këto akuza janë krejtësisht politike.Mbremjen e 22 qershorit 2013 në Laprakë pati një përplasje mes sipatizantëve të PS dhe PD, e cila përfundoi me plagosje e një personi me armë të ftohta, si dhe u godit me grusht Korab Suli,vëllai i deputetit Rakip Suli, i cili sipas akuzës humbi aftësinë për punë për 9 ditë.