LRI: Matura Shtetërore kërkon zgjidhje. Barazi, meritokraci, transparencë
Matura shtetërore dhe problemet e saj ka qenë çështja e shtruar për diskutim në një tryezë të mbajtur nga Lëvizja Rinore për Integrim, tryezë diskutimi me gjimnazistët e Tiranës me titull “Matura Shtetërore kërkon zgjidhje. Barazi, meritokraci, transparencë”.Lëvizja Rinore për Integrim kishte ftuar në këtë tryezë kryetarin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, Zëvendësministren e Arsimit, Nora Malaj, dekanin e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Shezai Rrokaj etj.Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, duke e konsideruar këtë një problem shumë të madh premtoi mbështetjen e LSI-së dhe Grupit të saj Parlamentar për të ndërmarrë nismat e duhura në këtë drejtim.“Dua t’ua konfirmoj edhe një here se të njëjtën ndjeshmëri që unë sjell sot këtu është ndjeshmëria e secilit prej deputetëve tanë. Sigurisht ju keni nja favor jo të vogël që brenda grupit tonë parlamentar është një deputete siç është Kejdi Mehmetaj, e cila nuk lejon që ne të përgjumemi në asnjë rast për realizimin e kësaj aspirate, sepse ajo bie aty kredon e disa brezave që kanë kaluar maturën shtetërore dhe të brezit aktual që jeni ju dhe që na motivon të gjithëve për të qenë shumë të mobilizuar për ta çuar këtë edhe më përpara”, tha Vasili.Nga ana e tij dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Shezai Rrokaj, tha se sistemi ka probleme shumë të mëdha.“Ajo që duhet të bëjmë është që: E para, tre vitet e studimit duhet të marrin jo më pak se 50 pikë; E dyta, grup-lëndët sipas degës që preferon mund të shihet deri në 30 pikë; E treta, konkurrim vetëm aty ku kërkesa është më e lartë se oferta. Liberalizim në të gjitha degët e tjera, ku çdo maturant aplikon vetë në bazë të pikëve që ka marrë në Maturën Shtetërore. Pra, duhet thjeshtuar sistemi”, tha ai.Ndërkohë që Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, foli për disa nga masat emergjente që janë marrë nga Ministria.“Dy janë probleme më të rëndësishme: Cilësia e tezës dhe standardi e menaxhimi i maturës. Për sa i përket tezës unë mund të them që fondi i pyetjeve që juve do t’ju jepet do të bëhet mbi bazën e programit që juve do t’ju ofrohet dhe jo në bazë të teksteve. Unifikimi i standardit vjen mbi bazën e programit. Këtë vit nuk do të jetë më teksti i përzgjedhur nga profesorati por do të jetë elektronikisht por do të jetë një listë programesh që në bazë të kompjuterit do të zgjidhen pyetjet. Kjo do të çojë edhe që vitin e ardhshëm Matura Shtetërore të bëhet online. E dyta, do ta bëjmë esenë një test të veçantë dhe jo test të përbashkët në mënyrë që të kemi një vlerësim të merituar. Këtë vit do të kemi një sistem për të pasur një vlerësim më të drejtë dhe gjithkush të marrë atë që i takon. Këtë vit do të ketë një ndryshim shumë të madh në këtë drejtim”, u shpreh Malaj.Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari, tha se çdo maturant duhet të ketë rregulla të barabarta. Sipas tij diferencën e bën meritokracia me aftësitë dhe njohuritë që kanë.“Ndaj ne do të lobojmë jashtëzakonisht shumë. Këtë vit kemi fatin e jashtëzakonshëm që në grupin parlamentar të LSI-së bën pjesë edhe një e re, që është nënkryetarja e LRI-së. Ky është fat i jashtëzakonshëm për të gjithë ne, sepse interesat tona do të mbrohen jashtëzakonisht shumë. Kjo nuk është kauzë e LRI-së, ne nuk kemi proces zgjedhor që po bëjmë të tilla premtime, kjo është kauzë e rinisë shqiptare. Dhe si e tillë , ne të gjithë së bashku duhet të punojmë që këtë kauzë ta kthejmë në shërbim të vendit. Sepse matura shtetërore i shërben Shqipërisë, i shërben vendit”, tha Braimllari.Ndërkohë që Nënkryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, deputete në Kuvendin e Shqipërisë, Kejdi Mehmetaj, në fjalën e saj foli për problemet më madhore që has Matura Shtetërore sot.“Ndër problemet kryesore që ngrihen për maturën shtetërore, janë pikërisht fakti sesi tre vite barazohen me një provim të dhënë në një ditë, ku gjendja jonë emocionale mund të jetë jo fort e mirë, ku kemi presion dhe trysni nga koordinatorët nëpër shkolla dhe nga prindërit. Pra, vlera e notës mesatare të tre viteve është 25% ndërsa provimet që ne japim në fund të vitit të tretë zënë 75% të pikëve që ne mbledhim për të aplikuar në fakultet. Kjo bën çdo gjimnazist që nga formimi i përgjithshëm që duhet të marrin të përqendrohen në katër a pesë lëndë”, tha ndër të tjera Mehmetaj.