Themelohet çmimi “Gramoz Pashko”, Basha: Bartës apostolik i liberalizmit

Forumi për Liri Ekonomike në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës lançuan çmimin "Pashko" në nder të figurës së intelektualit të ndjerë Gramoz Pashko, nismëtarit të kapitalizmit dhe nxitësit për liri ekonomike në vendin tonë. Nismëtari i këtij çmimi Henri Çili sqaroi më tej mbi përmbajtjen dhe aspekte të çmimit.11 shkurti, përvjetori i intelektualit të ndjerë mblodhi bashkë figura të njohura të vendit në politikë dhe publicistikë të cilët e përkujtuan mikun dhe intelektualin e mirënjohur me prezantimin e një çmimi që përcjell idetë e tij kapitaliste mbi lirinë ekonomike.Çmimi me vlerë 2000 euro do të jepet për punimin më të mirë shkencor, akademik apo kërkues që paraqet frymë liberale dhe kapitaliste.