Merr hak për nënën, vret vëllanë e kunatës. Një vit më parë kunatat vranë vjehrrën

Basri Nikolli eshte ekzekutuar ne komunen Luzni te Dibres,ndersa dyshimet kryesore te policise flasin per hakmarrje,nderkohe qe uniformat e policise kane bere te mundur shoqerimin e tre personave te dyshuar per vrasjen e ndodhur.Nga te dhenat behet me dije se menjehere pasi ka ndodhur vrasja policia lokale ka ngritur dyshimet e para mbi 3 vellezerit Edmond, Bashkim dhe Uran Skuka, te cilet po merren ne pyetje ne ambjentet e komisaritatit Diber.Ngjarja dyshohet se mund te kete lidhje me ekzekutimin një vit me pare te Nazmie Skukes,nena e 3 te shoqeruarve ne polici,e cila mbeti e vrare nga nusja e saj Xhemile Skuka, e cila me pas e ndihmuar edhe nga kunata e saj, Hike Skuka kane groposur vjehrren e tyre ne kasollen e bagetive.Viktima Basri Nikolli eshte vellai i nuses Hike Skuka. Nga te dhenat e behet me dije se fillimisht policia ka arrestuar dy vellezerit Edmond dhe Bashkim Skuka, te cilet nuk e kane pranuar autoresine e krimit, ndersa pak kohe me pas prane organeve te policise eshte vetedorezuar edhe Uran Skuka, i cili ne gjendje te dehur dhe i pajisur me arme zjarri eshte shprehur se ai ka qene ne vendin ku ka ndodhur vrasja, por nuk mban mend asgje se çfare mund te kete ndodhur.Policia eshte duke hetuar dhe mbledhur provat e sakta per te evidentuar, nese njeri prej te shoqeruarve mund te jete edhe autori i ngjarjes.