Zbulohet sms për prefektin e Vlorës, Mitro i shkruajti Dervishit 4 ditë para arrestimit

Marjon Mitro, personi i dyshuar si porositësi për bombën e vendosur në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dërvishi, ka tentuar të komunikojë me këtë të fundit ditën e arrestimit të Julian Sinanaj. Kjo është konfirmuar nga grupi hetimor, ku sqarohet se mesazhi telefonik është vënë në dispozicion të hetimeve nga prefekti Dërvishi.“Dua t’ju takoj për një problem”. Kjo ka qenë fjalia e shkruar në mesazh nga 42-vjeçari Mitro, ku në fund është identifikuar duke shkruar emër dhe mbiemër. Gjatë marrjes së tij në pyetje, Dërvishi ka pretenduar se nuk e ka parë mesazhin ditën e dërgimit, me 25 janar, por dy ditë më pas, duke mos i kthyer përgjigje Mitros.Ndërsa katër ditë pas këtij mesazhi erdhi dhe arrestimi i 42-vjeçarit vlonjat në aeroportin e Rinasit, në një tentativë të tij për tu larguar nga Shqipëria. Me interes në të gjithë këtë histori do jetë dëshmia e Mitros, pasi ende nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor.Gjatë verifikimit të masës së sigurisë, Mitro është shprehur se e njeh Besnik Dërvishin, ndërsa Prefekti e ka mohuar një gjë të tillë. Për llogari të hetimeve Besnik Dërvishi është marrë në pyetje dy ditë më parë, ku ka sqaruar mesazhin telefonik, njohjen e tij me MarjonMitron si dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë histori, të cilët ndodhen pas hekurave.Gjatë seancës së pyetjeve Besnik Dërvishi ka qenë kategorik në deklarimet e tij, duke u shprehur se nuk e njeh Mitron, Julian Sinanaj, Ndriçim Kokonën, apo kushurinjtë Genis dhe Andon Mëhillaj.Ndërkohë që zhvillime të tjera rrodhën në Vlorë mbrëmjen e së dielës, ku në shtëpinë e Mëhilljave shpërtheu një sasi tritoli, duke e shkatërruar atë. Për fat të mirë kishte vetëm dëme materiale, pasi personat që jetonin aty e kanë braktisur banesen për arsye sigurie.