Furgonët e Elbasanit në protestë, drejtuesit: Policia të bllokojë shoferët pa patenta
Protesta e drejtuesve te automjetve te sherbimit taksi 8+1 ne Elbasan, edhe pse ka hyre ne diten e saj te 8-të, serish nuk po merr zgjidhje.Bojkoti i punes se levizjes se tyre duket se do te vazhdoje edhe ne ditet ne vijim, pasi siç shprehen vete ata, udheri i cili ndalon transportimin e pasagjereve ne kthim nga Tirana drejt Elbasanit po i penalizon ne aktivitetin e tyre.Kjo situate e krijuar duket se po shfrytezohet me se miri serish nga automjetet e tjere, te cilet punojne pa liçense ne qarkun e Elbasanit.Ndalimi i konkurences se pandershme ka qene nje prej kerkesave te ketyre drejtuesve, por qe mesa duket jo vetem qe nuk eshte eleminuar por sot shfrytezon ne maksimum çdo hapesire te mundshme, ne nje kohe qe drejtuesit e automjeteve taksi të pajisur me liçense vazhdojne te protestoje, duke paralajmeruar pershkallezim te tyre.