Tentuan të vrasin një person, policia vë në pranga 3 autorët

Policia ndalon 3 persona, të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë. Arrestimi i tyre u bë rreth orës 21.30 nga Seksioni për Krimet ndaj Jetës, duke ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 06.02.2014, e cila ka caktuar masë sigurimi "Arrest në burg", për veprat penale të "Vrasjes në rrethana cilësuese", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake", për shtetasit e mëposhtëm :- Flamur Isufaj, 42 vjeç, banues në Tiranë,- Edvan Jaupaj, 32 vjeç, banuese në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.- Petrit Haka, 42 vjeç, banues në Tiranë,Sipas policisë këta shtetas më datë 22.06.2013, në rrugën "Pandi Dardha", Laprakë Tiranë, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Arjan Kacnija (i cili ka mbetur i plagosur) si dhe kanë plagosur me mjete të forta shtetasit Ylber Pergjegji dhe Korab Sul. Materialet i'u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.