Ekspozitë me punimet e të dënuarve, tregojnë aftësitë e sigurojnë të ardhura për familjet

Të burgosurit në të gjitha burgjet e Shqipërisë do të kenë mundësi të shfrytëzojnë talentin e tyre në krijimin e punimeve artizanale për të përfituar para duke i shitur ato.Projekti, i pari i tillë në vendin tonë, ka për qëllim nxitjen e të burgosurve që të angazhohen në një projekt të tillë pune që promovon aftësitë e tyre dhe u siguron të ardhura me të cilat ata mbajnë familjet e tyre.Në hapjen e ekspozitës së punimeve, të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, drejtori i organizatës ideuese të këtij projekti dhe deputeti Genc Pollo, të cilët folën mbi nismën duke siguruar për vazhdimësinë e saj.Projekti është ideuar dhe vënë në jetë nga organizata “No Limits”, e cila u siguron të burgosurve lëndën e parë të nevojshme për krijimin e këtyre punimeve me dorë dhe u mundëson nxjerrjen në tregun e shitjes dhe promovimin e tyre.Punimet mund të jenë piktura, punime druri e krijime të tjera me materiale nga më të ndryshmet. Të gjitha të ardhurat e fituara nga shitja e produkteve u shkojnë direkt të burgosurve.