Enver Hoxhaj në Tonight Ilva Tare: Asnjë axhendë e fshehtë për bashkim kombëtar

Enver Hoxhaj për Tonight Ilva Tare në Ora News këmbëngul se nuk ka axhendë të fshehtë për bashkimin kombëtar të Shqipërisë me Kosovën. Në Milano do të fillojë bashkëpunimi i parë në nivel konsullate me Shqipërinë dhe po diskutohen me Ministrin Bushati temat e mbledhjes së ardhshme në Vlorë. Së shpejti 2-3 vende të BE-së pritet të njohin Kosovën.Intervista e plote:Si ishte bilanci i 2013? Ishte sukses apo dështim për diplomacinë e Prishtinës?Ajo se çfarë ne kemi arritur në 2013 do të duhet të shihet në përputhje me rrethanat politike në të cilat ka qenë Republika e Kosovës, por viti 2013 ka qenë një vit i ngritjes së Kosovës si shtet i ri në arenën europiane dhe arenën ndërkombëtare, konkretisht përmes arritjes së marrëveshjes për normalizim të relacioneve mes strukturave të Kosovës dhe Serbisë. Dialogu Kosovë -Serbi është instrumenti i politikës së jashtme të Kosovës. Përmes hapjes së negociatave të reja mes Kosovës dhe BE për nënshkrimin e MSA-së. Edhe sa i takon njohjes, kemi patur rezultate konkrete meqë në vitin 2013 janë 8 vende të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës, mirëpo në mesin e këtyre vendeve, ka vende të cilat kanë një peshë të madhe kontinentale. Kemi patur anëtarësimin e Kosovës në një bankë shumë të rëndësishme siç ka qenë banka zhvillimore e Këshillit të Europës kështu që marrë në tërësi, 2013 ka qenë një vit i suksesshëm për diplomacinë kosovare dhe mendoj se e kemi arritur objektivin.Qëndrojnë akuzat për emërime nepotike nëpër Ambasada?Jo , absolutisht jo. MPJ ka një staf i cili është afërsisht 235 vetë dhe unë prej ardhjes time në ministri kam emëruar diku tek 20 diplomatë të rinj dhe nuk kanë qenë shumë emërime të reja. Kemi propozuar disa ambasadorë të cilët nuk janë të Partisë Demokratike dhe nuk kanë lidhje familjare me dikë në PDK apo me mua personalisht.A ka ndikuar dialogu Thaçi-Daçiç në Bruksel për pezullimin e njohjeve të mundshme të vendeve të tjera për kosovën?Jo. Gjatë vitit 2011 kur filloi dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ka patur pretendime në Prishtinë që dialogu do ta bllokojë Kosovën në procesin e njohjeve. Nëse nxjerrim një bilanc për atë që ka ndodhur në tre vitet e fundit është që numri i njohjeve të cilat kanë ardhur në tri vitet e fundit, është 30 shtete. Do të thotë që çdo vit kemi patur nga 10 njohje dhe çdo muaj kemi patur nga një njohje të re dhe përveç kësaj, gjeografia e njohjeve të Kosovës, është gjeografi globale. Janë vende të Amerikës Latine, Amerikës së Mesme, të Afrikës, të Azisë, të Oqeanisë. Pa dyshim që Serbia ka bërë përpjekje që ta bllokojë Kosovën në rrugën e njohjeve por edhe unë si ministër i jashtëm kam bërë përpjekje që ta përdor dialogun në formën që dialogu ka prodhuar rezultate konkrete.A do ketë mundësi Kosova në mendimin tuaj që ta kapërcejë veton e Kinës dhe Rusisë?Duhet të kuptojmë se pse një shtet i ri si Kosova ka nevojë që të ketë një proces të njohjeve individuale. Në vitin 2007, kur përfundoi procesi negociator i udhëhequr nga Ahtisari partnerët tanë synuan që planin e tij ta kalonin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Ka patur deri 5 përpjekje. Mirëpo pamundësia që ky plan të miratohej në Këshillin e Sigurimit, ka bërë që Republika e Kosovës të ndjekë një rrugë të veçantë dhe të marrë njohje individuale nga çdo shtet përderisa ne e dimë që mënyra se si shtetet janë legjitimuar pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pas themelimit të OKB, është që një vend është anëtarësuar në OKB dhe në mënyrë automatike ka marrë një njohje universale kolektive ndërkombëtare. Kështu që rrethanat e caktuara politike, rrethanat e caktuara ligjore e kanë detyruar diplomacinë kosovare që të marrë kontakte me çdo shtet veç e veç, dhe të marrë njohje nga çdo qeveri në rrugë individuale. Rruga do të jetë e vështirë dhe e gjatë.A do të arrihet qëllimi final, anëtarësimi në OKB?Padyshim që do të arrihetKur mund të ndodhë kjo?Aktualisht ne jemi duke hartuar një studim të detajshëm, i cili do të jetë një orientim shumë racional për ato të cilët duhet të jenë skenarët që duhet të ketë Republika e Kosovës në dispozicion që të anëtarësohet në OKB, por përtej studimit dhe përtej analizës dhe përtej një aplikimi të besueshëm në letër, ne duhet ta flasim këtë temë me partnerët tanë amerikanë dhe europianë për kohën më të përshtatshme që ne të aplikojmë për anëtarësim.Si do t’i përgjigjeshit pretendimeve se Kosova i ka bërë lëshime të mëdha Serbisë, madje i ka garantuar edhe nisjen e negociatave për BE kur ndërkohë, fakt është se nuk ka marrë asgjë në këmbim Kosova?Dialogu është një proces i cili fillimisht ka filluar për shkak të asaj që në shtator të 2010-ës, Asambleja e Përgjithshme e OKB, pas vendimit të qartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, miratoi një rezolutë në të cilën ftohej Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e BE që të hynin në një proces të ri dialogues. Kushdo që flet për arsyet e këtij dialogu, duhet të ketë parasysh këtë moment që Kosova merr pjesë në një proces të tillë për shkak të një rezolute të OKB, të asamblesë së përgjithshme. Përveç kësaj, në këto 5-6 vite të pavarësisë, ne kemi parë që nuk mund ta ndryshojmë historinë, nuk mund ta ndryshojmë gjeografinë, se Serbia është fqinj i jonë dhe mbi të gjitha ne kemi patur një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës i cili de facto ëahtë kontrolluar nga struktura shtetërore ilegale serbe. Çfarë ka fituar Kosova nga dialogu: Fillimisht e kemi shtrirë sovranitetin tonë në veri të vendit. Në fund të vitit 2013, për herë të parë patëm mundësinë që të organizojmë zgjedhje lokale në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Që nga qershori i vitit 1999 e deri në vitin 2013, ne nuk kemi patur mundësi që të organizojmë zgjedhje lokale dhe të shtrijmë pushtetin lokal në të gjitha komunat. Përveç kësaj ne kemi patur mundësinë që në dialog me Serbinë, t’i adresojmë disa çështje kyçe ndërshtetërore. Në dhjetor të 2011-ës ne arritëm një marrëveshje me Serbinë për kufirin ndërshtetëror dhe tash kemi 6 pika kufitare në të cilat ushtrojnë funskion policia e Kosovës, doganat e Kosovës. Dialogu ka rregulluar dhe një sërë marrëveshjesh. Ne kemi arritur me Serbinë rreth 15 marrëveshje. Këto marrëveshje rregullojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve në Serbi dhe nga Serbia në Republikën e Kosovës. Janë adresuar edhe çështje që kanë të bëjnë me pranimin e dëftesave, diplomave shkollore dhe universitare të dy vendeve. Dialogu ka përmirësuar jetën e qytetarëve në të dy vendet. Dialogu e ka hapur edhe mundësinë që Kosova të hapë negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit.Çfarë do të ndodhë me zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 16 mars në Serbi? Mendoni që do të ndryshojë gjë në dialog nëse Daçiç nuk do të jetë më Kryeministër?Përsa i takon negociatave , ne kemi kërkuar që të ketë një vazhdimësi të dialogut dhe mbi të gjitha të ketë jetësim të të gjitha marrëveshjeve që kemi arritur në dy vitet e fundit. Kjo çështje është diskutuar në takimin e fundit në nivel të dy kryeministrave. Besoj që do të ketë edhe një takim të rradhës më 12 shkurt ku shpresojmë se do të kemi një marrëveshje përsa i përket fushës së drejtësis. Dialogu do të vazhdojë dhe mbi të gjitha ne jemi të interesuar për marrëveshjet që të jetësohen.Deri ku mund të shkojë kosova në procesin e integrimit në kushtet kur 5 vende të rëndësishme nuk e njohin Kosovën?Ajo se çfarë është arritur deri tani është një hap i madh. Meqë këto 5 vende në formë zyrtare dhe në formë publike e mbështesin lëvizjen e Kosovës në axhendën e saj europiane, në të njëjtën kohë këto 5 vende nuk paraqesin një bllok kundër pavarësisë së Kosovës, se shpeshherë paraqiten si një bllok shtetesh që janë kundër pavarësisë së Kosovës. Unë pres që në muajt e ardhshëm nga këto 5 vende, do të ketë ndonjë që do të marrë vendim dhe do ta njohë Kosovën. Ne po punojmë në mënyrë intensive.E keni sekret, nuk e bëjmë dot publik që tani apo jo?Nuk varet nga Ministri i Jashtëm i Kosovës se çfarë vendimi mund të marrin qeveritë e tjera por kam përshtypjen që në mesin e 5 vendeve, 2-3 prej tyre pothuajse janë në një lloj gare që të marrin vendim dhe ta njohin Republikën e Kosovës, mirëpo kjo mund të ndodhë vetëm nëse ne javët e ardhshme do të kemi një axhendë dinamike, të komunikojmë me këto vende dhe t’u shpjegojmë arsyen se pse do të duhet ta njohin Kosovën. Përveç kësaj, ne në mes të vitit 2014, do të përmbyllim fazën e parë të marrëveshjes së stabilizim-asociimit, mandej ka një periudhë kohore që të përmbyllen procedura të caktuara brenda vetë BE dhe unë jam shumë i sigurtë që në vitet e ardhshme, 2015-16, Republika e Kosovës do të aplikojë edhe për anëtarësimin e saj në BE.Cilët janë aleatët strategjikë të Kosovës?Aleatët strategjikë të Kosovës, në mesin e këtyre që janë euroatlantikë, padyshim që janë SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia. Me Turqinë kemi një partneritet të mirëfilltë, por orientimi ynë është euroatlantik dhe partnerë të mirëfilltë të Republikës së Kosovës janë BE, vendet kyçe të BE dhe SHBA.Megjithatë investimet e Turqisë janë shumë prezente në Kosovë?Investimet e Turqisë janë shumë prezente, por investimet më të mëdha në Republikën e Kosovës janë ato gjermane, sllovene por dhe investimet turke kanë dhënë një kontribut shumë të madh në rritjen ekonomike të Kosovës dhe ne jetojmë në një kohë ku investitorët janë nga të gjitha pjesët e ndryshme të botës, ku Turqia është një vend i cili ka peshën e tij Ballkan dhe në Europën Juglindore dhe marrëdhëniet tona me Turqinë, përtej marrëdhënieve të mira politike, janë marrëdhënie të mira dhe ndërnjerëzore.Si do ta bëni rolin aktiv në politikën e jashtme për të rritur ekonominë e vendit?Gjatë këtyre dy viteve ne kemi patur disa forume ekonomike, disa konferenca të investitorëve në vende të ndryshme të botës dhe konferenca të tilla kemi organizuar edhe në SHBA, edhe në Britani të Madhe, në Gjermani, në Francë, mandej në Austri, në Hungari, në Turqi. Ndërsa këtë vit e kemi prej prioriteteve më të lartë se si të sjellim sa më shumë investitorë. Konkretisht unë pres që në javët e ardhshme të emëroj disa atashe në ambasadat tona të cilët do të merren vetëm me çështjet ekonomike-tregtare. Do të kemi një koordinim shumë të afërt brenda për brenda qeveisë sonë dhe do të bëjmë përpjekje që në mënyrë dinamike, agresive ta prezantojmë Kosovën në ato vende ku mund të pranohen investitorë të rinj, përveç vendeve anëtare të BE dhe SHBA, mendojmë që vendet e gjirit, Arabia Saudite, Emiratet, Katari, Kuvajti, Bahreini mund të jenë vende nga të cilat Kosova mund të thithë fonde të ndryshme.Cilat ishin arritjet më të mëdha të mbledhjes së 11 Janarit në Prizren dhe cilat janë temat për mbledhjen e ardhshme?Mbledhja e përbashkët e të dy qeverive në Prizren, padyshim që është hapje e një kapitulli të ri të marrëdhënieve të reja mes Shqipërisë dhe Kosovës mirëpo ky kapitull i ri do të duhet të shkruhet dhe mënyra më e mirë se si të shkruhet është që të ketë bashkëpunim intensiv mes dy vendeve tona. Roli im dhe roli i ministrit Bushati ka qenë që ministritë tona ta planifikojnë takimin, të hartojnë një deklaratë dhe dokument të një partneriteti strategjik dhe kjo deklaratë është, për mendimin tim, korniza e parë e një partneriteti të ri mes Kosovës dhe Shqipërisë. Deri tani Shqipëria dhe Kosova kanë patur një bashkëpunim shumë të mirë. Edhe qeveritë pararendëse për mendimin tim kanë bërë një punë të madhe mirëpo deri më tash ne nuk kemi patur një mendim të kornizuar, nuk kemi patur objektiva të qarta, s’kemi patur një vizion strategjik për ku duhet të bashkëpunojmë dhe deklarata që është nënshkruar nga dy kryeministrat, fillon me bashkëpunimin që do të ketë Kosova dhe Shqipëria në politikën e Jashtme. Konkretisht ne kemi nevojë që Shqipëria ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimeve europiane. Shqipëria është shumë përpara Kosovës në axhendën e saj europiane dhe ne mund të mësojmë shumë nga SHqipëria. Shqipëria është po ashtu anëtare e NATO-s. Kosova synon që të jetë anëtare e plotë e NATO-s dhe këtu mund ta kemi mbështetjen e shtetit shqiptar. Përveç kësaj ne kërkojmë nga Shqipëria që ta kemi mbështetjen e saj edhe në anëtarësimin tonë të plotë në Këshillin e Evropës, në OSBE si dhe në OKB. Përtej politikës së jashtme, ky partneritet do të duhet ta rregullonte bashkëpunimin edhe në fushë të sundimit të ligjit në Kosovë dhe Shqipëri. Të rregullonte edhe nashkëpunimin në çështjet e brendshme, mes policive tona për çështjet e karakterit ndërkufitar, të luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe fenomeneve të tjera të cilat janë fenomene rajonale por mbi të gjitha bashkëpunimi duhet të fokusohet se si Kosova dhe Shqipëria të kenë një treg të përbashkët.Edhe në editorialin tuaj të përbashkët me ministrin Bushati përmendnit destinacionet tuaja të përbashkëta. Nuk është bashkimi kombëtar destinacioni juaj i përbashkët?Jo. Ky partneritet nuk përcillet me ndonjë axhendë të fshehur. Ky partneritet nuk ka për qëllim që ne të ndryshojmë kufij. Ky partneritet ka për qëllim që shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë të kenë një bashkëpunim duke ruajtur sovranitetin e njëri -tjetrit por duke thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme të jetës dhe ne mendojmë që përveç politikës së jashtme, mbi të gjitha fusha ekonomike, energjitika, turizmi , arsimi, kultura janë ato për të cilat Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë që të bashkëpunojnë. Që të jem më konkret, ne jemi të interesuar që ta ndryshojmë tregun brenda Republikës se Kosovës dhe më tutje, partneri kryesor tregtar për Kosovën është mjerisht Serbia dhe pyetja që ne shtrojmë është që pse mos të jetë Shqipëria? Aktualisht ne kemi më shumë marrëveshje të nënshkruara me Maqedoninë sesa kemi me Shqipërinë dhe ne jemi të interesuar që ky bashkëpunim të jetë shumë më intensiv.Kur do të ketë frute konkrete ky bashkepunim?Frute konkrete ka. Në mbledhjen e fundit në Prizren ne morëm vendim që të dy qeveritë të financojnë një festival të filmit në Prizren që quhet dokufest i cili është një festival ndërkombëtar i filmit. Ne kemi marrë vendim që ta larhojmë TVSH-në e librit, që librat që eksportohen nga Shqipëria në Kosovë të kushtojnë shumë më pak sesa kushtojnë aktualisht dhe janë nënshkruar një mori marrëveshjesh në fushën e bashkëpunimit tregtar, në fushën e transportit. Do të ketë edhe më shumë fusha të përbashkëta ku do të bashkëpunojmë.Ku konsiston bashkëpunimi për konsullatat?Bashkëpunimi është bashkëpunim konsullor. Absolut jo bashkëpunim diplomatik. Ne jemi sgtet sovran. Republika e Kosovës do të jetë shtet i pavarur dhe sovran kështu që bashkëpunimi do të jetë vetëm bashkëpunim konsullor. Jemi marrë vesh me Ministrin Bushati që konsullata jonë e përbashëkt do të jetë së pari në Milano. Përveç Milanos do bisedojmë në duhet të kemi diçka të përbashkët edhe në Australi, ndoshta në Kanada por përzgjedhja e vendeve do të bëhet në një mënyrë më strategjike, aty ku ka nevojë Shqipëria dhe aty ku ka nevojë Kosova.Shqiptarë të Shqipërisë po edhe shqiptarë të Kosovës po vriten në luftën e Sirisë. A dëmton kjo imazhine Kosovës me partnerët tanë si në bashkimin europian por edhe me ata përtej oqeanit dhe a e rrisin rrezikun e terrorizmit islamik?Padyshim që mund të ndikojë në imazhin e Kosovës, mund të ndikojë edhe në imazhin e Shqipërisë dhe shiptarëve në rajon por ne jetojmë në një kohë globale ku edhe qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë num mund të mos mbeten të papërfshirë në trende të tilla të cilat krijohen. Ne si qeveri e Kosovës e kemi ndjekur një fenomen të tillë që nga fillimi. Jemi në proces e sipër që ta rregullojmë këtë çështje përmes një ligji të ri. Besoj se do të kemi një ligj i cili e ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës, jo vetëm në aktivitete luftarake në Siri por në gjithë luftërat e mundshme në botë dhe unë besoj se është çështje ditësh dhe javësh se kur qeveria e Kosovës do të dalë me një projktligj të tillë. Ndërsa partnerët tanë qoftë amerikanë, qoftë europianë, e dinë orientimin e shtetit të Kosovës, e dinë orientimin e shtetit shqiptar, mirëpo ky është një fenomen i cili ka përfshirë edhe vende të tjera të vetë bashkimit europian. Unë kam lexuar që ka plot të rinj që udhëtojnë edhe nga vetë Britania e Madhe, Gjermani , Franca, nga SHBA... Ka një shqetësim të shprehur për shqiptarët në rajon. Ka një shqetësim të shprehur për të tjerët në rajon dhe ka një bashkëpunim të ngushtë të qeverisë së Kosovës me partnerët tanë amerikanë dhe europianë që ta parandalojmë një fenomen të tillë por padyshim që nuk është diçka pozitive për Kosovën por numrat për të cilat janë dhënë për pjesëmarrje të qytetarëve të Kosovës në luftën e Sirisë, kanë qenë numra të zgjeuara. Ne kemi një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha autoritetet relevante në Prishtinë dhe numrat tanë flasin që është një pjesëmarrje shumë më e vogël. Ndoshta nga fillimi i luftës në Siri deri më tash kanë marrë pjesë diku tek rreth 70-80 vetë por jo 150 vetë se si është thënë shpeshherë në mediat në Tiranë apo në Prishtinë.Si e komentuat rënien e ndjeshme që pati partia juaj në zgjedhjet lolake?Në zgjedhjet e fundit lokale ne kemi humbur disa nga bashkitë në Kosovë. Mirëpo zgjedhjet lokale janë çdo herë një dimension i ri për politikën e çdo vendi. Ne jemi më se të sigurtë që zgjedhjet kombëtare të cilat do të mbahen në vjeshtën e vitit 2014, do të jenë zgjedhje në të cilat do të fitojë Partia Demokratike e Kosovës.Çfarë ofroni ju për një mandat të tretë?Për një mandat të tretë do të ketë vazhdimësi në jetësimin e të gjitha prioriteteve që i ka patur Republika e Kosovës po fokusi jonë kryesor do të jetë realisht përmirësimi i gjendjes ekonomike të vendit dhe axhenda jonë evropiane. Pra ekonomia dhe Evropa do të jenë dy prioritetet tona kryesore.Si e komentoni protestën e studentëve që kërkojnë largimin e rektorit?Unë mendoj që rektorati dhe studentët do ta gjejnë një gjuhë të përbashëkt. Kam kuptuar nga mediat që është themeluar një komision i cili do të merret me të gjitha ato pretendime të cilat janë bërë nga mediat kohëve të fundit në Kosovë, rreth publikimeve të mundshme nga ana e rektorit në revista të cilat duket që janë të dyshimta. Mendimi im është që studentët duhet vërtetë të jenë pjesë e proceseve të cilat e ngrenë cilësinë në mësimdhënie dhe përmes dialogut dhe jo përmes bllokimit të ndërtesave të rektoratit do të duhet të adresohen e të zgjidhen të gjitha sfidat që ka Universiteti i Prishtinës. Padyshim që debati duhet të jetë përttej kësaj se çfarë po ndodh. Ajo për të cilën ka nevojë të mendojë rektorati i Universitetit të Prishtinës, stafi i tij, profesorët dhe studentët është, cili duhet të jetë roli i Universitetit të Prishtinës në Republikën e Kosovës dhe kam përshtypjen se këto debatet e fundit janë më shumë për konsum të brendshëm brenda universitetit sesa cili duhet të jetë relacioni i universitetit me shtetin dhe shoqërinë dhe ekonominë kosovare.