PD: Qeveria heq 18 mijë hektarë tokë që ishin për kompensimin e ish-pronarëve

Partia Demokratike e cilëson si anti-kushtetues dhe klientelist vendimin e qeverisë për heqjen nga fondi i kompesimit të ish-pronarëve të 18 mijë hektarëve tokë.Deputetja e PD-së Jorida Tabaku u shpreh në një konferencë për mediat se ky është një vendim antiligjor dhe antikushtetues, pasi sipas saj fondi i kompensimit për-ish-pronarët, nuk mund të preket nga asnjë qeveri për interesa private, përveçse për interes publik.Deklarata e plotëQeveria me një vendim anti-kushtetues, ka hequr nga fondi i kompensimit fizik për ish-pronarët,  një sipërfaqe prej 18 076  hektarë tokë bujqësore. Ky veprim nuk bëhet për interes publik, por për interesa private e klienteliste.Me këtë vendim qeveria çoi ne zero fondin e tokës bujqësore që ishte planifikuar ti shpërndahej ish-pronarëve për kompensimin fizik.Me këtë vendim, Edi Rama u bëri të qartë ish-pronareve se Qeveria e tij, nuk do të kompensojë asnjë prej tyre, fizikisht, me tokë bujqësore.Ky është një vendim antiligjor dhe antikushtetues, pasi Fondi i kompensimit për-ish-pronarët, nuk mund të preket nga asnjë qeveri për interesa private, përveçse për interes publik.Me këtë akt, Rama nxori në pah mashtrimin e tij të madh që u bëri ish pronarëve në zgjedhje, si dhe cenoi haptazi parimin e sigurisë juridike, pasi janë bërë tashmë aplikime për kompensim fizik nga ky fond.Ky vendim bie ndesh edhe me detyrimet që ka lënë Gjykata e Strasburgut në vendimin pilot të saj në çështjen "Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë" ku i kërkohet autoriteteve shqiptare që të fillojnë shfrytëzimin e formave të kompesimit fizik. Afati për të hartuar një skemë shperndarjeje të ketij fondi ishte fundi i vitit 2013 dhe aplikimi i kesaj skeme, pikërisht viti 2014.Zerimi i ketij fondi, duke ia hequr ish-pronarëve dhe duke ia kaluar klientëve të Ramës, padyshim që do të zhbëjë tërësisht besueshmërinë e qeverisë jo vetëm ndaj kësaj pjese të shoqërisë sonë por edhe ndaj Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.Kjo vendimmarrje, antiligjore, antikushtetuese e Edi Ramës, në dem të ish pronareve, do të ketë impakt të drejtpërdrejt në shqyrtimin e qindra ankesave të pezulluara nga Gjykata e Strasburgut, duke rënduar në këtë mënyrë faturën financiare që do të duhet të përballojë Buxheti i Shtetit.Partia Demokratike i bën thirrje qeverise te anulojë sa me shpejt këtë vendim, t'i kërkojë falje ish pronareve për këtë hap antikushetutes dhe të informoje sa më parë Gjykatën e Strasburgut për të shmangur dëmin e jashtëzakonshëm që po i krijon shqiptarëve si në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut, por edhe në ekonominë e secilit prej tyre.Reagon Ministria e Bujqësisë: Toka ishte djerrë, vendimi në interes të ish-pronarëvePartia Demokratike, nëpërmjet deputetes znj Jorida Tabaku ka reaguar sot për vendimin e Qeverisë një javë më parë, lidhur me kalimin në administrim të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të rreth 18 mijë hektarëve tokë.Siç duket Partia Demokratike nuk ka marrë aspak parasysh, ose nuk e ka lexuar, qëndrimin sqarues të Ministrisë së Bujqësisë lidhur me këtë çështje, ditën kur u miratua ky vendim i Qeverisë.Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave edhe njëherë sqaron se kalimi në administrim të saj, të 18.076 ha tokë bujqësore, jo vetëm nuk bie ndesh, por është në interes të ish pronarëve.Prej vitesh kjo tokë bujqësore është zhvlerësuar dhe po degradon pandalur nga mungesa e investimeve. Asnjë metër katror i kësaj toke nuk u është kthyer pronarëve në gjithë këto vite, as nga qeverisja demokratike. Veç kësaj kjo tokë ështe e vazhdon të jetë pre e ndërhyrjeve abuzive të kundërligjshme.Duke e marrë këtë fond toke në administrim, Qeveria shqiptare angazhohet që me investime të mirëmenduara, të fusë këtë tokë në prodhim për krijim të ardhurash dhe vende pune. Nga të ardhurat e krijuara do të përfitojnë edhe pronarët, duke rritur kuotën e kompensimit financiar të tyre.Nuk është e vërtetë se ish pronarët do të mbeten pa kompesim fizik. Qeveria shumë shpejt do të vendosë në dispozicion të kompesimit fizik të pronarëve, sipërfaqe të tjera toke duke u mbështetur në kriteret e barazvlerës.