Grabitet një banesë në Lushnje, dhunohen 3 anëtarët e familjes
3 pjestarë të familjes Leka në qytetin e Lushnjes janë dhunuar nga 2 persona të maskuar dhe të armatosur, ndërkohë që 2 prej anëtarëve të familjes, ndodhen në ambjentet e spitalit të këtij qyteti.Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “18 Tetori”, kur dy personat e maskuar, janë futur në banesën e familjes Leka, në kohën kur brenda saj ndodhej vetëm çifti i moshuar, Sako dhe Bedrie leka, sëbashku me nusen e shtëpisë Eva si dhe djalin e saj të vogël Kristi.
Grabitësit kanë bastisur shtëpinë në kërkim të lekëve që kjo familje mund të dispononte dhe pasi nuk kanë mundur të gjejnë asgjë, kanë dhunuar çiftin e moshuar e madje duke i goditur ata edhe me sëpatë duke u shkaktuar plagë të shumta.Presioni ndaj kësaj familje nuk do të ndalej me kaq, pasi një prej autorëve të maskuar, ka kërcënuar nusen e shtëpise duke i vendosur pistoletën në kokë, mënyrë kjo për të marrë informacion mbi vendin ku mund të ishin lekët.
Pasi nuk kanë mundur të marin asgjë, autorët e ngjarjes janë larguar duke lënë pas gjurmë terrori të cilat janë përjetuar në mënyrën, më të keqe nga djali i vogël Kristi, i cili zor se mund të harojë atë çka ka ndodhur në shtëpinë e tij.Ndërkohë i ati i Evës, e njoftuar nga e bija, tregon se familja Leka nuk siguronte të ardhura të cilat shënuan këtë ngjarje tmerri.
Dy të moshuarit janë dërguar në spital ku pas ndihmës mjekësore, janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Eva Leka ka dhënë shpjegimet në polici, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Ky është rasti i dytë në Lushnje ku maskat godasin këtë vit pas vjedhjes me dhunë të një karburanti në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.