Mazhoranca "shkrin" AMA-n, grupi i PS: Nuk do presim ekspertët e huaj
Mazhoranca vendos të mos presë asnjë ekspertizë ndërkombëtare per “shkrirjen" e Agjencisë së Mediave Audiovizive dhe emërimin e anëtarëve të rinj, duke i hapur rrugë zëvendësimit të anëtarëve dhe kryetares së këtij institucioni.Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist është vendosur hartimi i një raporti që pritet të diskutohet në mbledhjen e komisionit të ligjeve, në të cilin evidentohet mbarimi i mandatit të anëtarëve të AMA-s dhe mandati i palegjitimuar i kryetares së këtij institucioni, duke nisur proçedurat për shkarkimin e tyre.Ky vendimi i grupit, do të thotë se mazhoranca nuk do të pranojë kushtin e opozitës për konsensus, sipas të cilës sulmi, siç e cilëson PD, duhet të merrte fund.Vendimi po ashtu hedh poshtë edhe mundësinë e ekspertëve të huaj të vinin pranë komisionit të Medias dhe të jepnin vlerësimin e tyre për nismën e shkarkimit anëtarëve dhe kryetares së AMA-s apo zgjidhje të tjera për 'ngërçin', në të cilin është futur ky institucion.Ndërkohe edhe pse zyrtarisht grupi socialist nuk e ka prekur në mbledhjen e rradhës riformatimin e SHISH, socialistët kanë paralajmëruar edhe një herë furtunë në funksionimin dhe drejtimin e shërbimit sekret.Një nismë e tillë do të ndeshet me paragjykimin e opozitës se po cënohen institucionet kushtetuese. Por për deputetin socialist, Pjerin Ndreu, kjo është një domosdoshmëri pasi policia nuk po merr informacionin e duhur nga SHISH.Mbledhja e grupit parlamentar u drejtua nga vetë kryeministri Edi Rama dhe të pranishëm në diskutimin prej 1 orësh ishin dhe një sërë Ministrash.