Dekretet, Celibashi: Jo konflikt me Presidentin, nuk e shohim Nishanin si opozitë

Edhe pse ende nuk ka një sinjal nga opozita se do të bëhet pjesë e komisionit parlamentar për reformën administrative-territoriale, Ministri për marrëdhëniet me parlamentin, Ilirjan Celibashi, është optimist se palët do të gjejnë rrugën e bashkëpunimit për një reformë kaq të rëndësishme. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Celibashi hodhi poshtë pretendimin e opozitës se kjo nismë e mazhorancës ka synim elektoral. Mazhoranca qeverisëse nuk është në kurs përplasje me institucionin e Presidentit, tha më tej Celibashi referuar rrëzimit të dekreteve për anëtarët e gjykatës së lartë në Kuvend. Sipas tij emërimi i kandidatëve të gjykatës së lartë është një proçes i ndërthurur President- Kuvend, dhe se Presidenti kishte përzgjedhur kandidaturat duke mos respektuar ligjin.Po e nisim nga tema më e nxehtë në debatin politik, ajo e reformës territoriale. Ju keni bërë një ofertë si mazhorancë ku i keni dhënë disa prioritete opozitës si bashkëdrejtimin, të drejtën e vetos dhe balancimin e komisionit. Ka një refuzim nga ana e PD. Ju thatë sot në një deklaratë se do ti prisni, sa dhe çfarë prisni nga opozita?Pikëpamja jonë dhe vullneti i mazhorancës për të punuar bashkarisht me opozitën për një reformë kaq të rëndësishme nuk është thjesht deklarative. Është me rëndësi pasi është një nga reformat më me rëndësi dhe duam të kemi dhe kontributin e opozitës. Po bëjmë të gjitha përpjekjet në këtë drejtim dhe në këtë kontekst ishte dhe deklarata ime gjatë paradites. Jo çdo gjë varet nga mazhoranca, varet dhe nga opozita. Për çfarë kemi bërë deri tani, tregon dëshirën e mazhorancës për të bashkëpunuar me opozitën për këtë çështje.Ambasadori Sequi kishte një lloj optimizmi, deklarata juaj poashtu lë të kuptohet se ende prisni nga opozita që të ndërrojë mendje, ka një negociim, po shikohet mundësia të komunikoni me opozitën, flas jo vetëm në kanalet publike, për të gjetur një të mesme të përbashkët?Edhe pse duket se shpesh herë për të realizuar një bashkëpunim mazhorancë dhe opozitë funksionojnë ato kanalet e padukshme, mendoj se në këtë rast nuk ka arsye që të vendoset një komunmikim jashtë atij komunikimi të njohur dhe gjithëpranuar edhe në vendet me demokraci të zhvilluar . Kemi bindjen se shumë shpejt dhe opozita do bëhet pjesë e bashkëpunimit. Jemi të ndjeshëm për ato sensibilitetet e opozitës jo me këtë çështje, por në lidhje me bashkëpunimine deritanishëm pozitë-opozitë, ndajmë mendime të kundërta dhe gjykime të kundërta në lidhje me atë se për çfarë arsyesh opozita nuk i është bashkuar kësaj reforme.Nuk është rasti që për çështjen konkrete të ndahemi në qëndrime.Dy kanë qenë të paktën më të përmendurat nga opozita, meraku se duke qenë se u shkel konsensusi, gjithmonë sipas konceptit të opozitës, për çështjen e nëpunësit civil dhe e dyta meraku se mos është për qëllime elktorale kjo reformë, qëndrojnë si pretendime të opozitës?E dyta ka nevojë të provohet, lidhet me produktin final apo paraproduktin në këtë reformë, sa i përket të parës, është e qartë që në një mungesë të theksuar të besimit të palëve kundrejt njëra-tjetrës të trashëguar edhe nga e kaluara është e vështirë të besojmë njëri-tjetrin edhe atëherë kur duhet. Edhe pse në rastin e amendimeve, nuk kishim një amendim por shtyrje të efekteve të ligjit për nëpunësit civil, ne argumentuam se kjo vjen për shkak ligjor dhe jo për interes politik, opozita nuk e besoi, ndoshta dhe vendimi i gjykatës Kushtetuese, i pritshmi, do ti japë dorë opozitës për këtë gjë. Nuk mendoj se është argument bindës për të refuzuar bashkëpunimin e mëtejshëm me mazhorancën. Ne jemi të hapur, nuk kemi asnjë qëllim politik me reformën. Askush nuk mund të jetë në rolin e Profetit dhe të bëjë parashikime lidhur me produktin final.Në fund reforma territoriale zoti.Ministër a do sjellë në mënyrë logjike edhe një reformë të mundshme elektorale, ndoshta edhe të sistemit?Ka vend që ta rishikojmë ligjin zgjedhor në fuqi. Çështja e sistemit zgjedhor të zgjedhjeve lokale mund të jetë çështje që mund të diskutohet dhe kjo imponohet edhe nga ndryshimi i ndarjes territoriale. Por nuk është rasti për ta ngarkuar debatin politik edhe me një çështje tjetër. I gjithë spektri politik ndan të njëjtën pikëpamje që kjo reformë duhet të bëhet. Jam i sigurt se sa i përket produktit nuk do kemi ndarje të mëdha me opozitën për këtë çështje.Ajo cfarë ndoshta shtrohet si shqetësim nga opozita, a ka një ide të qartë nga mazhoranca me të cilën do të nisë punën dhe a jemi në kohë, pasi KVV thotë se deri në qershor është afati i mundshëm pasi me Kushtetutë nuk mund të kryesh veprimetë tilla një vit para një proçesi zgjedhor, që është ai lokal?Është impenjative si reformë por koha është e mjaftueshme për ta realizuar brenda një periudhe që mbaron me qershorin. Pa diskutim që nëse do ulemi dhe të punojmë me opozitën, do punojmë shumë shpejt. Akoma nuk kemi konkluduar në një draft, por është e qartë 385 njësi të qeverisjes vendore janë shumë. Kemi arritur të identifikojmë qartë se nuk është produktive dhe efiçente në kuptim të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe funksioneve të tjera që ka një qeverisje vendore, ndarja aktuale administrative. Akoma s’ka produkt, qeveria do jetë në funksion të komisionit të posaçëm parlamentar për reformën territoriale dhe do ti takojë komisionit të vendosë për këtë çështje. Fillimisht menduam që duhet të ishte qeveria iniciatore, por duke qenë se kjo reformë ka sensibilitet të madh ne ceduam nga kjo e drejtë për ta zgjidhur me komisionin e posaçëm.Pati sot një reagim të kreut të grupit parlamentar të PD, zotit.Paloka, pas konferencës së kryetarëve lidhur me refuzimin që pati në konferencën e kryetarëve për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen e lëvizjeve në polici. Është komisioni i dytë që ja rrëzon mazhoranca-opozitës, përmend edhe rastin për hetimin e zhdukjes së të dhënave në serverin etatimeve, pse?Ndoshta pozita më bën të them që ne vlerësojmë angazhimin e opozitës që të vërejë çdo me vëmendje veprimtari të qeverisë, por nuk mund të bëjmë kompromis me ligjin dhe Kushtetutën. Dhe në rastin e kërkesës së opozitës për të ngritur komision që të hetojë lëvizjet në polici, kërkesa duhet të ishte në përputhje me ligjet ,kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit. Gjithë procesi i lëvizjeve në policinë e shtetit është proçes që po shqyrtohet edhe nga organet e prokurorisë dhe gjykatë. Në këtë rast nuk ka vend që Kuvendi të fillojë një proçes për një çështje të tillë, të mbarojnë si fillim atje. Nuk është refuzim politik, nuk ishte rasti që Kuvendi i Shqipërisë të ngrinte komison për lëvizjet në polici pasi do dublonte organet që po merren me këtë proçes.A i druheni një përceptimi që mund të ketë në publik si një shmangie kontrolli nga ana e mazhorancës?Personalisht e mendoj këtë, por nëse duam të sillemi si politikanë mbi të gjitha duhet të respektojmë Kushtetutën dhe ligjin, nëse duhet të sillemi si politikanë furbo ndoshta do duhet të kishim pranuar atë komision. Për një pjesë, shpresoj jo të madhe të opinionit, mund të kuptohet si një qëndrim që mbështet një interes politik, por s’kemi pasur një qëllim të tillë.Kuvendi rrëzoi dekretet e Presidentit për gjykatën e lartë, ja rrëzuat politikisht kandidaturat Nishanit apo besoni vërtet që ishit të bindur që Presidenti ka shmangur proçedurat e vendosura me vendim të gjykatës kushtetuese për këtë çështje?Do ishte luks i madh për këtë shumicë që për një arsye të tillë ti hynte një konflikti me Presidentin dhe të cedonte për të kontribuar në një proçes gjyqësor kualitativ. Por e bëmë këtë sakrificë në interes të respektimit të asaj çfarë vendimet e gjykatës Kushtetuese sanksionojnë për emërimin e kandidaturave për gjykatën e lartë. Nuk është proçes që Presidenti propozon kë ai mendon se duhet të jetë. Është një proçes i ndërthurur President-parlament. Ne nuk kemi asnjë lloj paragjykimi për Presidentin, nuk mund të themi që ai kishte qëllim politik në këtë drejtim. Ka patur një koment të Kuvendit dhe grupit parlamentar të qeverisë, nga ana e qeverisë s’ka pasur asnjë koment, edhe pse mendoj që Kuvendi është në të drejtën e vet të vendosë dhe të japë gjykimet përmes vendimeve që merr. Presidenti pati gjykimin e vet për kandidaturat dhe proçesin edhe Kuvendi është në të drejtën e vet, mendoj që duheshin shmangur gjykimet e ndërsjellta. Pavarësisht gjykimeve dhe vlerësimeve të ndërsjellta të Presidentit për shumicën, kuvendin apo qeverinë dhe anasjelltas. Deri në momentin që flasim shumica qeverisëse ka respektuar në mënyrë të qartë dhe të plotë institucionin e Presidentit. Nuk jemi në konflikt, mund të kemi dallime, edhe të mëdha, edhe politike për çështje të ndryshme, por kjo nuk i vendos palët në një konflikt. Ne respektojmë në mënyrë të plotë isntitucionin e Presidentit të Republikës edhe presidentin aktual në detyrë, zotin Nishani. Askush nuk ka ndërmend ta shikojë Presidentin si opozitë të kësaj qeverie.Diçka të fundit, do doja një përgjigje të shkurtër dhe të sinqertë zoti. Ministër, ka të bëjë pak edhe me eksperiencën tuaj personale, Ministria për marrëdhëniet me Parlamentin ishte risi në qeverinë Rama. Mendoni se ia ka vlejtur, e parë dhe në këndvështrimin që drejtoni ju?Nuk do më pëlqente ta lija veten pa punë, bëj shaka. Padiskutim nuk është një zgjidhje dhe zgjedhje thjesht interesante dhe e veçantë, por ka qenë një zgjedhje e menduar dhe deri tani e ka justifikuar si zgjedhje apo novacion të kryeministrit Rama, qënia e një Ministri që do ketë si fushë kryesore të përgjegjësisë së vet marrëdhëniet me parlamentin. Kjo ka lehtësuar dhe punën e Ministrave të tjerë, por edhe të deputetëve për më shumë informacion dhe më shumë kontakt me qeverinë.Kemi synuar që axhenda e qeverisë të mos ishte një axhendë që impononte axhendën e Kuvendit. Puna e deritanishme e Kuvendit, për meritë të vetë Kuvendit dhe kryetarit të Kuvendit, ka treguar që vërtet kemi qeveri dhe Kuvend të dallueshëm qartë nga njëri-tjetri, jo aq e tillë ka qenë në mazhorancën e kaluar, besoj unë.