Grupi akademik këshillues në MZHET, ekspertët: Më shumë bashkëpunim me Kosovën
Në konsultimin e parë që Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarjes ka zhvilluar me akademikë të fushës së ekonomisë është trajtuar si problem bashkëpunimi me pjesën tjetër shqiptare, Kosovën. Sipas Ministrit, Arben Ahmetaj, këshilli do të mblidhet çdo muaj dhe do të trajtojë cështje të rëndësishme të ekonomisë.Eksperti i njohur, Ardian Civici, ka deklaruar se tashmë është e nevojshme që të realizohet bashkimi doganorme Kosovën si dhe të ngrihen institucione të përbashkëta.Dhori Kule, një tjetër ekspert i ekonomisë deklaroi se kjo proçedurë ka rëndësi për ecurinë ekonomike.Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kosovë gjatë dekadës së fundit ka njohur rritje konstante. Idetë dhe hapat e hedhura për ngritjen e Hapësirës Ekonomike të Përbashkët Shqipëri-Kosovë, në kuadrin e një bashkëpunimi rajonal më të thellë, janë të shumta.Diskutimi rreth tyre po bëhet gjithmonë e më i pranishëm në qarqet akademike dhe në politikë-bërjen e të dy vendeve.