Debate në komisionin e shëndetësisë,Mihja: Duhen 5 akselerator; Beqja: E gjetëm spitalin beter
Ka vetëm një akseleratorit linear, i cili ndodhet në shërbimin e neurokirurgjisë në QSUT. I dyti që do të vihet në dispozicion pritet të vijë në Shqipëri dhe tu shërbejë pacientëve pas 1 viti.Por, Bedri Mihaj, ish-drejtuesi i Spitalit Ushtarak sot deputet i PD, tha se nuk duhet vetëm një alselerator linear.Për spitalin e traumës minimunimi duhen 5 të tillë, gjithashtu edhe pasije të tjera duke filluar nga aspiratorët e deri tek monitorët, investime këto të bëra nëpërmjet një kredie që ka marrë shteti shqiptar prej 2.5 milion euro nga qeveria austriake.Në programin e depistimi të popullatës, gratë që marrin ndihmë ekonomike dhe ato të papuna të cilat janë të prekura nga sëmundjet tumorale dhe ato kardio-vaskulare do të trajtohen falas.Pavarësisht debateve në komisionin e Shëndetësisë me të gjitha votat pro u miratua kredia prej 3.2 milion dollarë për furnzimin e spitaleve me paisjet e reja.