Reforma territoriale, Sequi optimist: BE pret nga politika konsensus

Per here te pare Bashkimi Europian, eshte perfshire ne debatin mbi reformen administrative territoriale, ku ambasadori Ettore Sequi ka kerkuar konsensus dhe bashkepunim mes paleve. Sipas tij dialogu mes mazhorances dhe opozites eshte i rendesishem, jo vetem per reformat por per çdo proçes ne vend.“Reforma territoriale përmendet edhe në Raportin e Progresit”. Ne mendojmë që reformat janë të mira për sa kohë ato çojnë në rritjen e kapacitetit, efektivitetit dhe modernizmit.Sigurisht që për zbatimin e çdo reforme është e rëndësishme të ketë dialog nga të gjitha palët e përfshira në këtë reformë. Kjo është e nevojshme gjithandej sikurse edhe në Shqipëri. Edhe në rastin e kësaj reforme ne besojmë dhe shpresojmë që kjo do të ndodhë”, theksoi ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.Palet duket se jane larg. Mazhoranca eshte gati per te nisur punen , por ajo pret vetem perfshirjen e opozites, pritje qe sipas tyre ka kufij. Sipas Ministrit per marrëdheniet me parlamentin Ilirian Celibashi, opozita i ka të gjitha garancitë, jo vetem per te marre pjese por dhe per te dhene kontribut.Qendrimi i opozites per te mos u bere pjese e kesaj reforme eshte i palekundur. Deputeti, Aldo Bumçi, tha se kjo reforme ka qellime terësisht elektorale, ndaj sipas tij eshte me mire qe fokusi te vendoset tek integrimi sesa tek interesat e ngushta politike.