Zbulohet baza e tritolit në Sarandë, dyshimi i policisë: përdorej për atentate?!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2014, 18:50
Rreth 10 kg tritol është gjetur në depon e një banese në fshatin e Kalasë në Sarandë. Sipas policisë së qytetit jugor tritoli ishte paketuar në 25 kallëpe me nga 400 gram secili. Lënda eksplozive u gjet në depon e banesës së 50 vjeçarit, Memo Zobo.
Uniformat blu kanë bërë shoqërimin e 50-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij. Policia ka dyshime se ky person mund të ketë lidhje me disa shpërthime tritoli që kanë tronditur në dy vitet e fundit qytetin e Sarandës.
Në këtë periudhe kohore në qytetin jugor janë shënuar shpërthime tritoli në zyrën e një avokateje, në banesat e tregtarëve të ndryshëm, si dhe në pronat e këtyre të fundit.