“Gjahtarët e natës” shkatërrojnë grupin e grabitësve të karburanteve, 5 në pranga
Goditet një grup kriminal , i cili dyshohet se mban firmën e një sërë grabitjesh me dhunë të pikave të karburanteve në rrethe të ndryshme të vendit. Arrestimi i tyre u bë nga forcat e policisë së komisariatit numër 1 në kryeqytet, ndërsa në pranga kanë rënë 5 shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim.“Sot strukturat e komisariatit numër 1 në Tiranë pas një hetimi të kujdeshëm bënë të mundur kapjen e një grupi të strukturuar kriminal me tendencë vjedhjen me dhunë në disa qytetet të vendit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjahtarët e natës” u arrestuan në flagrancë shtetasit e mëposhtëm:Orgelc Halmusaj 24 vjeç banues në KamëzAleksandër Daci 26 vjeç banues në KamëzKristi Koleci 22 vjeç banues në BathoreBashkim Mëllungja 30 vjeç banues në BathoreNdue Deshaj 27 vjeç banues në BathoreFredi Mëllungja 26 vjeç banues në Kamëzsi dhe është shpallur në kërkim Gentian LikaArrestimi i këtyre personave u krye pas një agazhimi maksimal të strukturave të policisë dhe vlerësimin në kohë të informacioneve mbi vendodhjen dhe identitetin e tyre. Të 5 shtetasit e lartëpërmendur u kapën përgjatë momenteve të përgatitjes së një vjedhje me dhunë të një pike karburanti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Pogradec” bëri me dije në një konferencë për mediat shefi i komisariatit numër 1 në Tiranë, Artion Duka.Ndërkaq në pas arrestimit, 5 të ndaluarve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy automjete tip Volsvagen Golf dhe Benz, të cilat dyshohet se i kanë përdorur për të kryer vjedhjet me dhunë.Sipas shefit të komisariatit numër 1 në Tiranë, të arrestuarit janë autorë të dyshuar të një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ndër të cilat:- Më datë 16 nëntor 2013, vjedhja e një pike karguranti në Lac-24 janar 2014, vjedhja e një pike karguranti në Bërzhitë-13 janar 2014, vjedhja e një pike karguranti në Laç-15 janar 2014, vjedhja e një pike karguranti në Burrel-17 janar 2014, vjedhja e pikave të karburantit në Lushnje dhe VorëNga ana e policisë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi dhe identifikimin e lidhjeve të tjera të mundshme kriminale, ndërsa materialet proçeduriale do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme prokurorive të rretheve gjyqësore Tiranë, Mat, Laç dhe Lushnje.