Policia kërkon menaxherët e killerit,10 mijë euro për "kokën" e Mëhillajve
Policia e shtetit jep 10 mijë euro dëmshpërblim për këdo që jep informacion të vlefshëm që çon në prangosjen e dy kushërinjve Genis dhe Andon Mëhillaj.Dy kushërinjtë akuzohen se janë personat që bënin lidhjen apo ndërmjetësimin mes vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj dhe porositësve të ekzekutimeve që duhet të kryente 27-vjeçari.Kërkimet për dy kushërinjtë Mëhillaj mësohet se janë përqëndruar kryesisht në qytetet Tiranë, Vlorë dhe Fier, ku mund edhe të fshihen dy ndërmjetësit e Sinanajt, por ka edhe të dhëna se ata mund të jenë larguar jashtë vendit.Ndërkaq kanë nisur hetimet edhe për rrjedhjen e informacionit përgjatë kohës që po hetohej grupi i ashtuquajtur i tritolit. Me urdher te Ministrit te Brendshem, ne mes te javes se shkuar u nderrua i gjithe grupi hetimor i policise qe po merrej me çeshtjen, duke u vendosur te tjere specialiste ne drejtim te saj.Tashmë në pranga ndodhen Julian Sinanaj i konsideruar si vrasës me pagesë, Marjon Mitro që sipas policisë kishte porositur atentatin ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi si dhe Ndriçim Gjokona i cili furnizonte Julian Sinanajn me eksploziv, por që pas mosmarrveshjeve me të e denoncoi në polici duke zbuluar kështu gjithë skemën e funksionimit të këtij grupi kriminal.