Huliganët maqedonas terrorizojnë fshatin Llokë në Shkup
Një grup huliganësht maqedonas kanë terrorizuar mbrëmë një familje shqiptare në fshatin Llokë të Shkupit.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, kur një grup masiv prej rreth 60 huliganëve janë afruar pranë një shtëpie të një familjari, në një moment kur zonja e kësaj shtëpie po shoqëronte në oborrin e shtëpisë djalin e saj të mitur.“Në një moment janë shfaqur huliganët të cilët kanë nisur të kërcënojnë dhe të reagojnë në mënyrë agresive, me thirrjet ‘vdekje shqiptarëve’. Nga këto britma pasi që janë dëgjuar kemi reaguar menjëherë dhe se huliganët janë arratisur me shpejtësi”, thekson një banor i këtij fshati. Banorët janë të shqetësuar për këtë ngjarje dhe motivet e këtij grupi se çfarë kishin planifikuar në fshat.Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë rastin, ndërsa njoftojnë se organet e rendit kanë arritur të identifikojnë disa nga sulmuesit.Sipas policisë, janë ndaluar katër të rinjë që besohet të kenë marr pjesën në incidentin në këtë fshat.Lidhur me këtë ngjarje me kërkesë të banorëve është zhvilluar një takim në orët e vona me kryetarin e komunës së Sarajit, Bekim Murati, kryetarin e komunës Gjorçe Petrov Sokol Mitrevski dhe zëvendësministrin e brendshëm Zemri Qamili. Në këtë takim është kërkuar që të ndriçohet urgjentisht incidenti dhe të kapen huliganët maqedonas.Fshati Llokë gjendet në rajonin midis komunës Gjorçe Petrov dhe Saraj të Shkupit, në afërsi të Nerezit, ku disa herë ishin regjistruar incidente me sulme të huliganëve maqedonas, që kishin sulmuar shtëpitë shqiptare.