Kosovë, parlamenti voton për ndryshimin e ligjit zgjedhor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2014, 19:49
Parlamenti i Kosovës vendosi me shumicë votash që të ngarkojë komisionin e tij të ligjeve, për propozimin e ndryshimeve të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në vend.Shumë deputetë u shprehën me skepticizëm nëse Kuvendi me të vërtetë ka vullnet që të bëhet kjo reformë. Edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ishte një nga ata që shprehu dyshime, duke thënë se kjo përbërje e Kuvendit nuk do të mund ta përfundojë këtë reformë.Parlamenti synon që brenda muajit shkurt të përfundojë reforma e sistemit zgjedhor, para se të vendoset data e zgjedhjeve të reja që duhet të mbahen brenda këtij viti.Tashmë fundi i muajit shtator është përmendur si periudhë e mbajtjes së zgjedhjeve, rreth së cilës mund të ketë një pajtim më të gjerë politik.