Agustin Conde Bajen, raportues i ri i KE-së për Kosovën

Spanjolli Agustin Conde Bajen është zgjedhur raportues i ri për Kosovën i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KE).Bajen është zgjedhur me votim të fshehtë, me dy të tretat e votave, në mbledhjen e Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.Delegacioni i parlamentit të Serbisë e ka përshëndetur zgjedhjen e Condes, vendi i të cilit nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.Sipas shefes së delegacionit serb, Aleksandra Djurovic, ky fakt dëshmon se anëtarët e Asamblesë Parlamentare “e respektojnë neutralitetin e Këshillit të Evropës ndaj statusit të Kosovës”.Pala kosovare nuk është prononcuar ende lidhur me zgjedhjen e raportuesit të ri.