Çertifikohen kandidatët për kryetar të Mitrovicës Veriore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, në takimin e sotëm, ka marrë vendim për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre përkatës, për zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës veriore.Në listën e certifikuar gjenden kandidatët Musa Miftari (LDK), Florent Azemi (PDK), Oliver Ivanovic (IQ SDD) dhe Goran Rakic (IQS).Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi paraqiti para anëtarëve të KQZ-së përgatitjet që janë duke u bërë për organizimin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.Halimi bëri të ditur se përgatitjet janë duke u zhvilluar sipas ecurisë së paraparë me Planin Operacional për organizimin e këtyre zgjedhjeve të miratuar nga KQZ-ja.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën Veriore do të mbahen më 23 shkurt.