LGBT hedh hapin final, kërkon bashkëjetesë të ligjshme për komunitetin
Nga ndyshimet në kodin penal dhe më pas propozimet për ndryshime të kodit të punës, komunitieti LGBT kërkon ti finalizojë të drejtat me bashkëjetesë të ligjshme. Të paktën, kjo pritet të ndodhë pas qëndrimit të Organizatave në mbrotjeje të drejtave të tyre dhe autoriteteve të vendit. Avokati i Popullit, Igli Totozani, thotë se bashkejetesa e ligjshme duhet të zgjidhet.Komisionerja për mbrojtjen ndaj diskriminimi ka shqyrtuar 2 raste të fundit, ku sipas këtij institucioni janë prekur të drejtat e këtyre individëve për shkak të orientimit seksual. Janë pushuar 2 vajza që punonin në fast-food, gjithashtu edhe në një rast tjetër në media janë dhënë detaje të panevojshme të orientimit seksual.Sanksioni si gjoba për subjektet private që bëjnë largime nga puna të këtij komiteti për shkak të orientimit të ndryshëm seksual mund të jetë nisma e rradhës, ndërkohë për sensibilizim të të drejtave të tyre do të përfshihen edhe zyrtarët më të lartë të shtetit.