"Kur njihesh ne internet", pas suksesit në rrethe komedia vjen për publikun kryeqytetas
Në një kohë kur rrjetet sociale kanë përfshirë jo vetëm të rinjtë, regjisorët kërkojnë që këtë temë ta demostrojnë edhe në skenat teatrale."Kur njihesh në internet", është komedia që ka shëtitur në mjaft skena në Shqipëri në teatrin shëtitës, ndërsa tashmë do të shfaqet për publikun kryeqytetas. Regjisori, Kiço Londo, jep detajet për këtë shfaqje.Anktorët janë Blendi Naska, Roland Saro, Ermira Hysaj, Alesia Xhemalaj, Visjan Ukcama, Xhevahir Zeneli dhe Esela Pysqyli.Subjekti është aktual, nga ato që dëgjojnë apo shohim në të përditshmen. Një burrë është i martuar me dy gra dhe me të dyja ka nga një fëmijë, një djalë dhe një vajzë.Fëmijët njihen përmes internetit dhe çuditen që të dy kanë të njëjtin emër babai, të njëjtin mbiemër, të njëjtën moshë. Vendosin të takohen, madje tentojnë të hyjnë në kontakt fizik me njëri-tjetrin. Dhe nga ky moment nis përjetimi i sikleteve të përsonazhit kryesor.