Socialistët “shkojnë” te ulliri, kthehen te skemat e Berishës për bujqësinë

Socialistët rikthehen tek skemat e qeverisë Berisha përsa i përket bujqësisë. Deputeti socialist njëkohësisht anëtar i komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anastas Angjeli, në promovimin e studimit të tij vuri theksin në rëndësinë e bujqësisë, e sidomos të kulturës së ullirit.Ardian Civici nga ana tjetër kërkoi më shumë kreditim për sektorin bujqësor dhe vëmendje për ndërtimin.Për Selami Xhepën tashmë është koha që të realizohen reformat e shumpërfolura për ekonominë.Forumi “Prodhimi-Kthesa drejt Rritjes Ekonomike” u zhvillua si një diskutim për librin “Ditari i Tranzicionit Ekonomik” të botuar prej akademikut Anastas Angjeli, ku ekspertë të ndryshëm dhanë këndvështrimet e tyre për zhvillimin e ekonomisë.