Marrja në administrim të 18 076 ha tokë, Ministria e Bujqësisë: Në interes të ish-pronarëve

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave sqaron se kalimi në administrim të saj të 18.076 ha tokë bujqësore, jo vetëm nuk bie ndesh, por është në interes të ish pronarëve. Sipas Ministrisë prej vitesh kjo tokë bujqësore është zhvlerësuar dhe po degradon pandalur nga mungesa e investimeve.“Ajo është dhe vazhdon të jetë pre e ndërhyrjeve abuzive të kundërligjshme. Asnjë metër katror i kësaj toke nuk u është kthyer pronarëve në gjithë këto vite.Duke e marrë këtë fond toke në administrim, Qeveria shqiptare angazhohet që me investime të mirëmenduara, të fusë këtë tokë në prodhim për krijim të ardhurash dhe vende pune. Nga të ardhurat e krijuara do të përfitojnë edhe pronarët duke rritur kuotën e kompensimit financiar të tyre”sqaron në një deklaratë për mediat Minsitria e Bujqësisë.Po kështu Ministria e Byjqësisë paralajmëron se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të vihen në dispozicion të kompensimit fizik të pronarëve, sipërfaqe të tjera toke, duke u mbështetur në kriteret e barazvlerës.