“Nuk kam lidhje me krimin e rrugës”, prefekti Dervishi: Klanet le t’i zbulojë media

Prefekti i Vlores, Besnik Dervishi, pas mbledhjes se task-forces per energjinë elektrike i eshte pergjigjur interesit te gazetarëve referuar arrestimeve te djeshme.Dervishi tha se “une vleresoj punen e Prokurorise dhe policise dhe jam pjese e kesaj strukture per te luftuar deri ne palce krimin e organizuar dhe informalitetin.“Une jam ndjere gjithnje i sigurt dhe s’kam ndjere asnjehere dobesi ne punen time”, theksoi ai,ndersa u kerkoi mediave te investigojne pasi per atë emrat qe kanë dale ne televizion nuk i thonë asgjë.“Une e kam bere vleresimin tim, une jam shprehur mbi krimin e rruges dhe ju ftoj ju te jeni te suksesshem ne luften e perbashket ne luften e krimit te organizuar” përfundoi Dervishi.Një ditë më parë forcat e policisë në sajë të një megaoperacioni vunë në pranga shtetasin Marion Mitro, i cili dyshohet se është porositësi i atentatit, të mbetur në tentativë ndaj tij, prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi.