Lushnje, 40-vjeçarja vret me thikë në zemër bashkëfshatarin, e ngacmonte
Lidhjet jashtëmartesore vazhdojnë të shënojnë viktima, ku pas tragjedisë në Gjonomadh të Korçës një tjetër vrasje ka ndodhur, por këtë herë në fshatin Grabian të Lushnjes. Ilir Llozi, 43 vjeç, babai i 3 fëmijeve,ka humbur jetën pas goditjeve me thikë të kryera nga Daniela Meçani 40 vjeçare, edhe kjo e martuar me tre fëmijë.Mësohet se në deklaratat e saj, 40 vjeçarja Meçani është shprehur se prej disa kohësh viktima e ngacmonte në mënyrë të vazhdueshme dhe sot, ai ishte fshehur në kasollen ku familja Meçani mban bagëtitë.Reagimi ka qënë i menjëhershëm i 40-vjeçares, e cila e ka goditur disa hereë me thikë dhe më pas ka vrapuar drejt banesës së saj, ku ka dhënë edhe alarmin. Pavarësisht se 43 vjeçari Ilir Llozi është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.Ndërkohë që nga të dhënat mësohet se ai ka patur lidhje intime edhe me motrën e autores së ngjarjes, e cila prej disa kohësh ka emigruar jashtë Shqipërisë. Të dy protagonistët e kësaj ngjarje të rëndë, ishin të martuar, prej të cilave kishin sjellë në jetë secili nga tre fëmijë.