Sondazhi IPR: Në 4 muaj Rama "notë pozitive", Ministri Tahiri më i pëlqyeri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2014, 19:26
Tradita e shkelqyer e bashkepunimit te Ora News me kompanine prestigjoze te sondazheve ne Itali IPR Marketing është rikthyer mbrëmjen e së enjtes, per te matur mendimin e publikut mbi punen e qeverise se Kryeministrit Edi Rama ne 4 muajt e pare.Sondazhi është zhvilluar gjatë datave 22 dhe 23 Janar ku janë pyetur 2000 persona me një marzh gabimi prej 3.2%.
Qytetarët janë pyetur për një sërë çështjesh të fokusuara për qeverisjen e Edi Ramës në këto 4 muaj, për problemet kryesore të vendit tonë, për integrimin europian etj.
“Shqiptarët janë mësuar me sondazhet. Janë shumë të vëmendshmën ndaj ngjarjeve dhe nuk përgjigjen sipas bindjeve të tyre politike”tha ai.
Qytetarët janë pyetur për një sërë çështjesh të fokusuara për qeverisjen e Edi Ramës në këto 4 muaj, për problemet kryesore të vendit tonë, për integrimin europian etj.
Drejtori Antonio Notto, nënvizon faktin se shqiptarët janë shumë të vëmendshëm ndaj ngjarjeve, duke bërë dukshëm dallimin përkundrejt preferencave të tyre politike.
“Shqiptarët janë mësuar me sondazhet. Janë shumë të vëmendshmën ndaj ngjarjeve dhe nuk përgjigjen sipas bindjeve të tyre politike”tha ai.Qytetarët gjatë sondazhit janë pyetur se si jetohet sot në Shqipëri dhe përgjigja e tyre ka qenë tërësisht negative ku 54,4% i janë përgjigjur që jetohet më keq dhe 35,4% kanë thënë që jetohet më mirë. 10,2% e tjerë kanë qenë të pavendosur.
