Vendorët e PD në derën e Kushtetueses: Do ankimojmë çdo shkelje të qeverisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka deklaruar sot se situata e rëndë e kriminalitetit në vend është produkt i kapitullimit të policisë përballë krimit.Duke folur në një takim me të zgjedhurit vendorë, Basha se kjo situatë ka ardhur si pasojë e uzurpimit të policisë së shtetit me militantë partiak."Krimi i organizuar po godet haptazi qytetarët, biznesmenët, zyrtarët madje edhe komisariatet dhe po po godet brenda oborreve të shkollave të fëmijëve tanë. Kjo situatë është produkt i kapitullimit të policisë përballë krimit. Jo si përgjegjësi të atyre mijëra të policisë së shtetit por si rezultat i një vullneti të mbrapshtë politik që policinë e shikon si një domen të pushtetit që duhet komanduar dhe duhet të vihet në funksion të pushtetit dhe jo të qytetarëve. Kjo ka ardhur si rezultat i uzurpimit të policë me militantë politik, rikthimi i personave të larguar nga vetë zyrtarët socialistë, dhe keqpërdorimi i policisë, i janë disa nga shkaqet e zhbërjes së efektivititetit të punës së policisë. Shfaqësimet në këtë drejtim vetëm na dëshpërojnë sepse janë treguesi i qartë që nuk kanë asnjë vizion por kërkojnë të lajnë duart nga kjo situatë” tha Basha.Gjithashtu në emër të të zgjedhurëve vendorë, Basha kërkoi nga zyrtarët e policisë së shtetit të mos i nënshtrohen presioneve politike por të punojnë për ruajtjen e rendit publik për qytetarët."Në emër të të zgjedhurve dua të bëj një apel ndaj zyrtarëve të policisë së shtetit. Dua t`ju them që në punën e tyre ka vështirësi për shkak të një presioni të paprecedentë politik dhe në detyrën e tyre në mes të kësaj katraure nuk janë vetëm. Se ne pushteti vendor vendosim interesin e qytetarëve tanë dhe do të vazhdojmë ti japim gjithë mbështetjen tonë. Ne e dimë që s`ka asgjë më të çmuar sesa paqja sociale, ndaj mos u trembni dhe mos u tërhiqni, zbatoni ligjin. Viroza politike që ka kapur shtetin nuk është e përhershme por mund të bëhet shumë shpejt e djeshme. Mos u nënshtroni presionit politik. Bashkëpunoni me të zgjedhurit vendor, bashkëpunoni me qytetarët” shtoi më tej Basha.Reforma territoriale, Basha: Do nisim konsultimet me qytetarëtGjithashtu Kryebashkiaku Basha  duke u ndalur tek reforma administrativo-territoriale theksoi se të zgjedhurit vendorë duhet të nisin konsultimet me qytetarët.Ai gjithashtu akuzoi mazhorancën se me këtë reformë po i vë shkelmin marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian.“Dua të ndalem në propozimet për të ashtqujtrën reformën territoriale, ku qëndrimi i opozitës është i qartë. Reforma territoriale që është reformë elektorale që është dhe reformë qendrore nuk mund të hedh asnjë hap përpara pa rivendosur konsensusin e plotë në çdo hallkë të vendimmarrjes midis mazhorancës dhe opozitës. Kjo është një vlerë tashmë e ndërtuar dhe shërbimi nga e cila do të përbëjë dhe shkelmin e fundit që i jepet një standardi më i fundit që është vendimi për statusin e vendit kandidat. Sot nga pikëpamja e bashkisë më të madhe në vend, dhe vendorëve dua t’u përcjell atyre një mesazh tjetër qeverisë Rama-Meta një mesazh tjetër.  Jo vetëm konsensusi me opozitën por edhe konsensusi I gjërë qytetar  përmes konsultimit, transparencës , gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies është kusht i domosdoshëm dhe kushtetues për të ecur para me këtë reformë. Asnjë reformë nuk mund të dhe nuk mund të tjetërsohet përmes një reforme ilegjitime pa dëgjuar zërin e qytetarëve dhe qytetareve të saj, për këtë së shpejti do të nisim tur të tërë konsultimi me këshilltarë të majtë e të djathtë me qytetarët që kanë dhe do kenë të drejtë sovrane për të vendosur mbi cdo ndarje dhe bashkimi territorial mbi territorin e kësaj Republike” shtoi Basha.