Berisha: Të ndëpresim seancën, qeveria ua ka shuar entuziazmin deputetëve të saj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë ironi në sallën e Kuvendit me deputetët e mazhorancës duke theksuar se ata janë të papërgatitur për të diskutuar projektligjet.Berisha ka vijuar me ironinë duke kërkuar edhe ndërprerjen e seancës në mënyrë që deputetët e mazhorancës të përgatiten pasi seanca plenare nuk duhet të bëhet vetëm nga opozita.“N.q.s diskutimet vazhdojnë kështu në mënyrë asimetrike, unë mendoj që ta ndërpresim. Ti japim kohë mazhorancës të pregatitet sepse ky nuk mund të jetë vetëm parlament i opozitës. N.q.s. përfaqësuesit e mazhorancës kanë ardhur me duar në xhepa sot, atëherë le tu japim kohë, se unë e kuptoj që kjo qeveri ka shuar entuziazmin e këtyre deputetëve. Unë e kuptoj që këta deputetë e kanë shumë të vështirë të mbrojnë të pambrojtshmen, këta deputetë turpërohen me këta ministra, unë e kuptoj që këta janë në peshën e fajit të megamashtrimeve të kryekreut të tyre. Por nga ky parlament nuk mund të zhduket fjala diverse, e ndryshme, ndaj mund ta ndërpresim sot diskutimin dhe nuk tregojnë vullnet për të mbrojtur asgjë, atë që është ulur karshi tyre si qeveri që ka hyrë në librin e rekordeve "Gines" si e vetmja qeveri në botë që duartroket veten sepse platea ul kokën, dhe të gjitha këto janë të filmuara” tha Berisha.Ndërkohë kreu i Kuvendit Ilir Meta ka vijuar batutat me Berishën duke theksuar se pritet që konveta të miratohet me konsensus.“Askush nuk ka asnjë inat me ju, vetëm se ka një keqkuptim të vogël. E para këtë konventë ne do ta miratojme me konsensus me sa shikoj unë, dhe kjo është edhe në vlerësim edhe të angazhimit tuaj të mëparshëm dhe është një shenjë respekti e mazhorancës. Për sa i takon disbalancës së fjalës kjo ka të bëjë me një keqkuptim që ju nuk arrini të kuptoni si mund të ketë opozita kaq shumë hapsirë për tu respektuar në këtë kuvend” i tha Meta Berishës.