Plagosi me thikë shokun te “Partizani”, arrestohet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme të dyshuarin si autor i plagosjes së shokut të tij në gjimnazin“Partizani”, ngjarje kjo që ndodhi një ditë më parë.16-vjeçari nga Tirana, me inicialet D.Z, nxënës në vitin e dytë të gjimnazit “Partizani”, akuzohet për plagosjen me thikë të shokut të tij, 15-vjeçarit me iniciale F.P.Nga burimet policore mësohet se gjithçka kishte ndodhur pas sherrit për një vajzë të klasës, të cilën e pretendonin të dy shokët, ndërsa kapja e tij u bë e mundur falë edhe bashkëpunimit të prindërve të tij.Nga ana tjetër gjendja shëndetësore e të plagosurit, duket se vijon të mbetet e rënduar.