Mblidhet Kryesia e LGI, Gjosha: Fuqizimi i gruas, prioriteti ynë kryesor

Në ambientet e Lëvizjes Socialiste për Integrim është zhvilluar sot mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes së Gruas për Integrim. Kjo mbledhje është zhvilluar nën kryesimin e kryetares së LGI-së, Klajda Gjosha.Objektivi themelor i mbledhjes ishte diskutimi mbi riorganizimin e strukturave të LGI-së në të gjithë Shqipërinë, si dhe bërja e një analize e këtyre strukturave mbi realizimin e objektivave të vendosura dhe përcaktimin e prioriteteve për të ardhmen.Në fjalën e saj, kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, duke falënderuar të gjitha anëtaret e Kryesisë së LGI-së mbi punën e mrekullueshme të bërë deri më tani, u shpreh se është domosdoshmëri një riorganizim i strukturave të këtij forumi në të gjithë vendin, duke i dhënë kështu një impuls të ri këtyre strukturave.Gjosha tha se tashmë, pas rezultatit të jashtëzakonshëm të arritur në zgjedhjet e 23 qershorit, LGI ka rritur në mënyrë të ndjeshme përfaqësimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe në qeverisjen e vendit.Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim deklaroi se zbatimi dhe implementimi i programit të LGI-së, të paraqitur para shqiptarëve në fushatën e kaluar zgjedhore, është prioriteti kyç dhe objektiv kryesor për të ardhmen.“Në këto muaj kemi pasur shumë arritje, që na bëjnë krenare në punën tonë. Së bashku do të punojmë shumë për gratë dhe vajzat shqiptare, duke i dhënë prioritet maksimal fuqizimit ekonomik, por edhe një pjesëmarrjeje akoma më të madhe në të gjithë jetën politike dhe shoqërore të vendit.Punësimi, mbështetja e grave dhe vajzave sipërmarrëse, dhe fuqizimi i tyre në vendimmarrje, do të jetë kryefjala e punës tonë”, tha ndër të tjera në fjalën e saj në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Lëvizjes së Gruas për Integrim, kryetarja e këtij forumi, njëherazi ministre i Integrimit Evropian, Klajda Gjosha. Kryesia e LGI-së vendosi gjithashtu një mbledhje të afërt të Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes së Gruas për Integrim.