Noka: Ushtarët e krimit janë në kupolë, ndaj dhe krimi livadhis

Krimi ka marrë një revansh të paparë në vend dhe shanset për ti vënë fre janë të ulëta. Kështu deklaroi në intervistën e mbrëmjes ne RTV Ora News  ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ndërsa analizoi situatën e rendit dhe sigurisë. Duke parashtruar problematikat dhe shkaqet që kanë çuar në këtë gjendje, nënkryetari i komisionit të sigurisë prashtroi dhe masat që duhen marrë për të rikthyer sigurinë për qytetarët.Intervista e plotë:U reflektua pak e nxehtë situata në komisionin e sigurisë në kuptimin e debatit, kjo do të thotë zoti Noka që e nxehtë është dhe situata e rendit dhe sigurisë, problematike aq sa u reflektua në debatin me Ministrin Tahiri?Situata e sigurisë dhe rendit jashtë asaj salle është shumë më e nxehtë dhe sa duket. Situata është alarmante, krimi ka marrë revansh të paparë, nuk kalon një ditë që nuk ka tritol. Sot i ishte vënë tritol një biznesmeni në Shkodër, para pak ditësh një biznesmeni në Durrës që humbi jetën, një kryekomunari në Vlorë që për fat të mirë shpëtoi, një shoferi furgoni në Lezhë që përf fat të mirë u ndërhy në kohë nga policia, ka raste pafund. Ka ditë që edhe në Irak dhe Afganistan nuk ndodh shpërthim tritoli, tek ne jo. E gjithë kjo ka një domethënie, ka një shpjegim, 21 raste tritoli kemi vetëm për muajin janar. Kjo ka një shpjegim, kontigjenti kriminal ka një aftësi për të nuhatur më shumë se kushdo tjetër prirjet e politikës dhe për t’iu përshtatur, kur shikon orekset e lidershit të qeverisjes që e nisi dhe e vazhdoi gjithë këta muaj me gjuhën e tritolit. Ka dhe një arsye tjetër, kur kontigjenti kriminal ka mburojë në kupolën e lartë të Ministrisë së Brendshme, tek Ministri i cili tashmë dihet se është shok me grupe të ndryshme kriminale në këtë rast policia është e pafuqishme, por dhe ka frikë të veprojë se mund të përfundojë në rrugë. Fakti vërtetoi se të gjithë ekspertët më të mirë që kishte kjo polici, që luftuan dhe zhdukën bandat më të mëdha dhe më të rrezikshme të Shqipërisë, janë fshirë me një fshesë të hekurt nga ana e Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe janë në rrugë të madhe. Është justifikuar por kjo nuk vlen, duke hequr specialistët dhe duke politizuar policinë e shtetit me militantë, komisionerë dhe sponsera të PS do të vjelësh këtë produkt. Dominon edhe paaftësia në emërtesat e reja që janë bërë, por dhe pasiguria dhe mosbesimi tek punonjësi i thjeshtë i policisë, sepse dihen lidhjet lart. Ka dhe një fenomen tjetër që ka sjellë degradimin e rendit, është shndërrimi i policisë së shtetit në një organizatë që bën gjithçka përveçse ruan rendin dhe sigurinë publike. Policia u përdor si organ tatimor, inspektoriat ndërtimi, i lojërave të fatit. Kur policia del jashtë funksioneve të saj, kush mund ti mbulojë këto? I gjithë faji qëndron tek koka, që është ekipi drejtues i MB dhe tek mentaliteti i Kryeministrit që ka mentalitet tritoli. Ne kemi kërkuar gjithmonë ndërhyrje. Përgjigjia ka qenë një menefregizëm i habitshëm. Kemi parë ditët e fundit që ndërsa maskat bënin kërdinë, tritoli ushëtinte në veshët e shqiptarëve , Ministri dilte dhe bënte showmenin, mund të ndodhë kjo? Në rastin më të thjeshtë pranohet situata, pasi kur pranon situatën tregon se ke predispozitën për të përmirësuar situatën. Ne kishim një situatë problematike në vitet e fundit , situata problematike ishte në raport me vrasjet në familje dhe krimin e pasionit. Ne nuk u fshehëm pas gishtit, as nuk u përpoqëm të fshehim të vërtetëtn, dolëm dhe thamë: Po ka një problematikë të tillë. Dhe ky ishte hapi i parë që bëmë, hapi i dytë ishte që ne kemi menduar një zgjidhje, një paketë masash ligjore, ndryshimet në kodin penal ku ashpërsohesh dënimi për armëmbajtjen, për këdo që guxon të vrasë gruan, nënën apo motrën dhe zyrtarët e policisë. Dhe kjo dha efekt, pra në këtë formë mund të gjendet zgjidhje, por jo duke falsifikuar të dhënat, komunikatën e policisë. Që në momentin që fut duart tek komunikata tregon se ti sdo të pranosh realitetin, se pranon Ministri, Kryeministri por shqiptarët e jetojnë këtë realitet, shohin që krimi ka marrë një revansh të paparë dhe kam frikë se duket se është një revansh i pandalshëm.Ju kanë akuzuar dhe ju.Mua nuk më kanë akuzuar konkretisht kurrë. Unë e kam thënë, momentin që mua më vertojnë një gjë nga këto, kam thënë që jap dorëheqjen edhe si deputet në atë kohë dhe jo vetëm si Ministër. Dhe sot nuk guxojnë ta bëjnë këtë, nuk kanë guxuar asnjëri nga titullarët.Po e shfrytëzoni politikisht, tha zoti.Tahiri sot dhe ua kërkoi të mos e bëni këtë sepse situata e krimit është shqetësim për të gjithë.Ne kemi qenë transparent në raport me qytetarët, kemi bërë atë që se ka bërë MB. Sepse ndërkohë që vritet një qytetar dhe plagoset një tjetër kur maskat i dalin autobusit në Tepelenë, plagoset një nxënës gjimazi në një shkolle, alarm për bombë në një shkollë tjetër, del Ministri dhe thotë kam bërë një arritje të madhe kam deklasifikuar komunikatën e policisë së shtetit. Problemi më i madh nuk është ky, qytetarëve u intereson rendi dhe siguria, qytetarëve u intereson të pranosh realitetin, jo të deklasifikosh komunikatën por të mos tentosh ta defalsifikosh. Problemi më i madh që ne kemi pasur në këtë pikë është se fsheheshin të dhënat dhe përpiqej që situata të tregohej normale. Sot besoj se nuk ka shqiptar që e konsideron situatën normale, u detyrua dhe vetë ta pranojë,e patë dhe tentoi ta kaloj topin në fushën e tjetërkujt.Nuk informon SHISH, tha Tahiri, për rastet e rënda të krimit. Ekziston mundësia që SHISH të mos informojë?Ky është problemi, bën disa ditë showmenin, ndërkohë që vriten njerëz, maskat livadhisin, njerëzit kanë frikë të dalin. Është një realitet alarmant dhe duhet të merren masa. Pasi e shikon që nuk fshihet dot pas gishtit, as ai dhe as ustai i tij, tani thonë që na e paska fajin prokuroria, SHISH, vetëm MB nuk paska asnjë faj. Po ka njeri që mund ta besojë këtë gjë? Kush e ka detyrë për të ruajtur rendin dhe sigurinë në këtë vend? Policia e shtetit dhe MB e ka detyrë funksionale, ndërsa SHISH ka sektorë tjetër, sigurinë kombëtare, kur është cënuar siguria kombëtare këtu? Tritoli ndaj një individi nuk është cënim i sigurisë kombëtare dhe sot kam bërë një bisedë me ekspertë të fushës, tritoli ndaj qytetarit konsiderohet vrasje e qytetarit por nuk cënon sigurinë kombëtare, cënon sigurinë e personit, rendin. Nuk është akt terrorist, sigurisht është veprimtari kriminale me pasojë humbjen e jetës së personit. Dhe këtë ja kërkon SHISH, kjo do të thotë të fshihesh pas gishtit. Minimumi duhet të pranosh fajin që e ke çuar situatën deri në këtë pikë dhe pastaj të kërkosh bashkëpunimin me institucionet e tjera. Situata është normale, tha Ministri i Brendshëm në një nga mediat, ditën kur ju vu tritoli kryekomunarit në Vlorë, kur ju renditën problematikat tha, policia bën aq sa mundet. Po ke parë ti Ministër të Brendshëm të thotë një gjë të tillë? Po pjesën tjetër që nuk mundet policia kush duhet ta bëjë, u thua qytetarëve që kapni armët dhe bëjeni ju ?Jeni gjendur ju përballë një situate të tillë, kur nuk mundet të bësh të gjithë atë që duhet?Kurrë nuk mund ta lejosh veten të gjendesh në një situatë të tillë, gjithmonë shtetari ka një mekanizëm për të gjetur zgjidhje. Këto janë domethënëse. Ne kemi dhënë alarmin prej katër muajsh dhe kjo ka rënë në vesh të shurdhër dhe andaj jemi këtu ku jemi.Ka ndonjë hap konkret që synon të ndërmarra opozita, mos ndoshta duhet një iniciativë kombëtare për ti bërë ballë situatës? Ju në njëfarë mënyre i kërkuat dhe dorëheqjen Ministrit.Ne i thamë qartazi se situata nuk ka qenë asnjëherë në këtë gjendje, që fëmijët të imagjinojnë babagjyshin me kallashnikov. Ua bëri dhuratë kjo qeveri. Sot fëmijët shqiptarë kanë filluar ta përceptojnë babagjyshin me kallashnikov. Ka pasur raste të tilla me tritol, kemi regjistruar 1-2 raste në vit po jo 21 të tilla në një muaj që marrin gjithë ato jetë njerëzish. Gjithmonë ka një rrugëzgjidhje, por duhet vullnet, e para vullnet politik, depolitizim të institucionit, futjen e strukturës së organizatës policore në hullitë e ligjit dhe jo përdorimin e saj si organizatë private për orekse individuale dhe e katërta krijimin e besimit sëpari brenda organizatës dhe përmes tyre tek qytetarët.Në mbledhjen e grupit kërkuat komision parlamentar për lëvizjet në polici, ka ndonjë hap ligjor në këtë drejtim?Sigurisht, ne jemi në përfundim të fakteve dhe grupfakteve dhe shumë shpejt do kërkojmë komision hetimor, është çështje ditësh në lidhje me emërimet dhe ç’emërimet, shkarkimet e paligjshme në radhë të parë, emërimet të gjitha të paligjshme në kundërshtim me ligjin e policisë e shtetit dhe në përdorimin e policisë jashtë suazës ligjore që i përcakton ligji asaj. Jemi në përfundim dhe për çështje ditësh do të dorëzojmë kërkesën për komisionin hetimor. Nuk ka bërë vaki ndonjëherë një gjë e tillë, në 23 vjet, kjo që po ndodh sot në polici. Dhe ajo transmetohet direkt edhe poshtë. Dhe krimi pastaj livadhis pasi ortakët, ushtarët e krimit janë në kupolë, kur ushtari i krimit është Minsitër, krimi livadhis.Janë akuza të rënda, duhet të kemi fakte.Mos u mërzit.Çfarë ndodhi me zotin.Ndreu në komisionin e sigurisë?Është diçka banale dhe e parëndësihme, tentativë për të eklipsuar të gjithë ecurinë e seancës dëgjimore ku Ministri erdhi i papregatitur. Edhe për çështjen e dy të vrarëve në Follorinë, na lexoi komunikatën e asaj dite dhe tha për këtë gjë ka përgjegjësi prokuroria, për këtë MD, për këtë policia greke dhe vetë nuk mori asnjë përgjegjësi dhe as nuk dinte asgjë. Nuk morëm asgjë, nuk u konfirmuar asgjë, nuk u tha asgjë, nuk iu përgjigj as pyetjeve. Gjithë këtë tentuan nëpërmjet predispozitës që kishin për të krijuar një incident, por nuk ja arritën.Lidhur me rastin e vëllezërve Çollaku, ka pasur nga ana juaj një kërkesë llogarie, duke e lidhur me një situatë tjetër ndërkufitare, dyshimet për trafik droge?Në rastin e trafikut të drogës, në cilësinë e ish-ministrit të Brendshëm mbaj disa kontakte me institucionet perëndimore. Ministri aktual ka informuar të gjithë homologët e tij në BE se ka arritur sukses të madh se ka përgjysmuar në 50% trafikun e drogës. Kjo do të thotë të bëhesh qesharak përballë kancelarive dhe të mos të marrin më seriozisht. Të gjithë vendet fqinje e dinë shumë mirë po aq sa ne sesa sasi droge qarkullon në Shqipëri, sa hyn dhe sa del. Kjo është qesharake, pse? Sepse nëse ky ka arritur këto rezultate, çfarë do të thotë për 6 ton të kapura brenda janarit në Itali dhe Greqi. Kanë filluar gomonet si para 2005. Është sasi e frikshme. Atëherë të na e thotë pse qeveria greke për monitorimin e trafikut të drogës me Shqipërinë ka futur në funksion ushtrinë, që ushtria hyn vetëm në gjendje të jashtëzakonshme. Ndërsa për rastin e vëllezërve Çollaku, ne ishim një grup deputetësh pranë familjes dhe konstatuam një situatë krej ndryshe nga deklarata e policisë greke dhe e policisë së shtetit që ishte kopje e asaj greke. Duke qenë se familjarët dhe banorët e gjithë zonës pretendonin se janë keqtrajtuar, sepse kanë parë kufomat dhe duke qenë se ata pretendonin se ata nuk kanë shkuar me armë andej dhe për këtë ishte gjithë fshati në dijeni ne kërkuam nga Ministri që të informohej nga organet homologe të shtetit grek dhe më pas të na informonte ne për një çështje të tillë që ka sensibilitet sepse u vranë dy shqiptarë. Ministri refuzoi në fillim, kaluan afërsisht 2 muaj dhe pranoi të vinte. Sigurisht ne prisnim sot që ai të vinte me të gjithë dokumentacionin dhe Ministri u tregua shumë sipërfaqësor.Po hetohet tha.Jo nuk tha po hetohet. Lexoi komunikatën, pastaj pyetjeve, tha se oficeri i kontaktit ka bërë një kontakt verbal me shefin e policisë së Follorinës dhe i ka thënë që njëri prej tyre ishte me automatik. Ku është arma? Më sëpaku ka detyrë shteti shqiptar ti kërkojë shtetit grek aktin e ekspertizës, armën, dokumentin që është sekuestruar arma e krimit dhe më e mira do ishte që të ngrihej një komision i përbashkët për ta hetuar këtë çështje. Sepse shteti grek pa bërë asnjë akt tjetër, i solli të nesërmen në kufi me një kamioçinë të hedhur trupat dhe i mori policia jonë para shqiptarëve pa asnjë dokument. Ata nuk ishin dy trungje, dy njerëz të vendit tënd. Për respekt të qytetarëve të vendit tënd dhe detyrimeve që ke duhet që më sëpaku të respektosh një protokoll dhe një proçedurë. Kjo u tha nga familjarët dhe ata kishin parë trupa të dërrmuar nga goditjet, me hematoma pafund dhe jo thjesht nga plumbat. Kanë kërkuar që mjekësia ligjore të bëjë aktin e ekspertimit dhe tua japë familjarëve që të njihen dhe s’është bërë. Familjarët dhe opinioni janë mbajtur në terr informativ. Shteti jonë ka detyrimin ndaj çdo shtetasi shqiptar, që të zbardhë të vërtetën dhe ti shkojë të vërtetës deri në fund sepse ke detyrë ti mbrosh qytetarët e vendit tënd kudo që ndodhen. Por në fakt kur si mbron dot ata që ka brenda Shqipërisë ç’mund të presim për jashtë? Por nuk prisnim të bëhej palë, duke i quajtur kriminelë, sepse policia i kishin shkuar në shtëpi të ëmës së vëllezërve Çollaku dhe familjatër dhe fëmijët i kishin terrorizuar duke i quajtur kriminelë. Sot pamë një bufonatë, për turp ishte por kjo ishte situata.