Sulmi ndaj autobuzit në Gjirokastër, ndalohen 4 të rinj

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar sot 4 autorët e dyshuar të cilët qëlluan me armë ndaj autobuzit të linjës Tiranë-Athinë, 2 ditë më parë në Memaliaj.Burime zyrtare nga policia rajonale bëjnë me dije se janë ndalur  shtetasit Klejdi Tringa 20 vjeç, Besmir Ruçi 23 vjeç, Jurgen Lola 22 vjeç dhe Gentian Beqiraj 29 vjeç, që të katërt nga Memaliaj.Sipas policisë, ndalimi i 4 të rinjve u bë pasi nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se 3 të rinjtë Klejdi Tringa, Besmir Ruçi dhe Jurgen Lola, të ndihmuar nga  Gentian Beqiraj, në bashkëpunim me njëri tjetrin në datë 27.01.2014, në orën 01:00, pas një plani të diskutuar dhe menduar një natë më parë në një lokal, në fshatin VASIAR, për grabitje në rrugë, nën efektin e përdorimit te lëndëve narkotike kanë tentuar të ndalojnë duke qëlluar me armë zjarri e më pas të kryenin vjedhjen e  pasagjerëve  të autobuzit, të linjës Athinë-Tiranë, me targa AA 578 GC, në vendin e quajtur Mogila në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.Në kushtet e errësirës së plotë dhe mos ndalimit të autobuzit, autorët kanë gjuajtur me armë zjarri autobuzin ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy pasagjerët, Laurent Tabaku i cili për shkak të plagëve të marra ka gjetur vdekjen në spitalin Rajonal Fier dhe shtetasja Q.Xhihani, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka dëmtime të lehta shkaktuar nga rënia e xhamave të autobuzit.Sipas policisë, autorët Klejdi Tringa, Besmir Ruçi dhe Jurgen Lola, kanë lëvizur me automjetin tip Benx Mercedes, në posedim të shtetasi Klejdi Tringa, të cilit në momentin e kontrollit dhe sekuestrimit ju gjetën një sasi prej 5.6 gram kanabis, lëndë narkotike nga e cila është përdorur nga autorët përpara kryerjes së krimit.Mësohet se pas krimit autorët janë larguar duke hedhur në lumin 'Vjosa" armën e krimit.Gjithashtu nga hetimi rezulton se, shtetasi Gentian Beqiraj, është bashkëpunëtor i ndaluar pasi ju ka siguruar dhe dhënë armën e krimit automatic tre të rinjve, të cilët kanë gjuajtur në drejtim të autobuzit.Në cilësin e provës materiale u sekuestruan 11(njëmbëdhjetë) aparate telefonash celularë, 5.6 gram lëndë narkotike kanabis sativa, 2 automjete, të përdorur nga të rinjtë gjatë kryerjes së krimit.Ndërkohë policia vazhdon intensivisht punën, nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për thellimin e hetimeve të kesaj ngjarje kriminale, si dhe kërkimi me mjete dhe specialist polumbarë, në Lumin "Vjosa" për gjetjen e armës së krimit.Materialet proceduriale i kaluan për për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të "Vjedhje me pasoj vdekjen" kryer në bashkëpunim, "Prodhim dhe shitje narkotikësh", "Prodhim dhe mbajtje e municioneve dhe armëve pa leje".