Akti normativ për INUK, Kushtetuesja rrëzon pezullimin, por e merr në shqyrtim

Partia Demokratike ka humbur nje beteje, por jo luften persa i perket ankeses ne Gjykaten Kushtetuese mbi aktin normativ qe unifikon kompetencat e Inspektoriatit Ndertimor Urabanistik Kombetar. Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kerkesen per pezullim te aktit normativ, por ka vendosur ta shqyrtoje ne themel kerkesen per shpalljen e tij si te papajtueshëm me Kushtetutën e vendit.Ajo qe u pa me mjaft shqetesim nga Gjykata Kushtetuese, ishte zhvillimi i aktivitetit te INUK pa nje udhezim te miratur nga ana e qeverise. Perfaqesuesit e qeverise theksuan se ky udhezim eshte gati, por po pritet vendimi i gjykates ne menyre qe ti jepet fuqi ligjore.Por nderkohe Deputeti i Partise Demokratike, Eduard Halimi, shpreson qe afatet vendimarrese te Gjykates Kushtetuese te jene te shpejta, ne menyre qe te nderpitet veprimtaria e paligjshme qe vjen si rrejdhore e atij akti normativ.“Ne kundërshtuam dëmet që po u bëhen qytetarëve shqiptarë nga qeveria me apo pa tritol. Ky ishte argument jonë duke i thënë gjykatës se i vetmi autoritet në Republikën e Shqipërisë që mund të cilësojë një pronë me leje ndërtimi apo me leje legalizimi si të ligjshme apo jo janë gjykatat e vendit. Nuk është i mundur kryeministri të thotë që nuk më duhen gjykatat se kam INUK-un. Nëse një pronë është e ligjshme ose jo kryeministri me këtë akt normativ thotë se këtë çështje ma zgjidh INUK-u. Qeveria e tritolit ka shkelur vendimet gjyqësore dhe kanë vendosur tritol mbi pronat e qytetarëve shqiptarë. Pronat e ligjshme nuk mund të shemben me tritol nga kryeministri apo kryeinspektori” tha Halimi.Në seancë, përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso ka theksuar se akti normativ për INUK është një cënim flagrant i të drejtave të njeriut.“Akti normativ për INUK cënon pronën pasi e drejta e pronës mbrohet nga Kushtetuta por edhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Kushtetuesja duhet ta japë sot vendimin për ankimimin tonë në mënyrë që qeveria të mos ketë mundësi që të prishë pronën e ligjshmetë qytetarëve me tritol” tha Kaso.Akti normativ i qeverise, solli nje debat te gjere ne vend, pasi ai i jep kompetence Kryeinspektorit te INUK të vleresojë ligjshmerine dhe te marre vendim per prishjen e ndertimeve me dhe pa leje, pa nje vendim gjyqesor.Vendimi i qeverisëInspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të ketë fuqi më të madhe vepruese në të gjithë territorin. Në mbledhjen e datës 30 shtator 2013, qeveria, për të realizuar ndërhyrjen në të gjithë territorin ndaj ndërtimeve pa leje, i ka dhënë INUK-ut më shumë kompetenca për të vepruar, mbi kompetencat që i atribuonte ligji i mëparshëm.“Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) i ushtron pa asnjë kufizim paraprak kompetencat e përcaktuara në nenet 9, 10 e 10/1 të ligjit nr. 9780, datë 16.7.2007 ‘Për inspektimin e ndërtimit’, në çdo rast kur ai konstaton objekt të kundërligjshëm, me ose pa leje ndërtimi, në të gjitha zonat e përcaktuara, si zona të rëndësisë kombëtare, me ligj, akte nënligjore apo me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit”, thuhet në vendimin e qeverisë.